• |
ide | kryesore

Presioni i Erdogan dhe kushti për Edi Ramën/ Tërhiqet nga gara kryetari i myslimanëve, Skënder Brucaj

Lajme, Të fundit


Teksa ditën e shtunë pritet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, kryetari aktual Skënder Bruçaj ka vendosur të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë në krye të këtij institucioni.

Aktualisht, në garë kanë mbetur Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së prej 10 vitesh, Ylli Gurra, Myfti i Tiranë, Islam Hoxha, Myfti i Kukësit dhe Gramos Blliku, myfti i Lushnjës.

Kandidatura e Gëzim Abdishahit, imam i Golemit, ka rënë pasi sipas komisionit nuk plotëson pikën 3 të nenit 26 të statutit. Por përse kjo dorëheqje e Brucajt në këtë moment? Pikëpyetjet janë të shumta, por dyshimet të cojnë tek një kërkesë permanente e presidentit turk Erdogan ndaj autoriteteve shqiptare për largimin e Skënder Brucajt.

Për Ankaranë zyrtare Brucaj konsiderohet si njeri i lidhur me klerikun Fetullah Gylen, prandaj Erdogan ka kërkuar largimin e tij tek Edi Rama. Madje presidenti turk i ka vendosur kusht kryeministrit shqiptar se nuk do të marrë pjesë në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë në rast se Skënder Brucaj do të vazhdonte te ishte në kye të Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Ndërkohë sot Ervin Salianji nga Partia Demokratike ka hedhur akuza se procesi i zgjedhjes së kreut të ri të KMSH-së po manipulohet. Sipas tij qeveria ka futur duart edhe në këtë proces. Mbetet për t’u parë nesër se kush do të jetë kryetari i ri i myslimanëve të Shqipërisë. Dorëheqja e beftë e Brucajt një ditë para zgjedhjeve dëshmon se presioni ndaj tij ka qenë shumë i madh dhe duket se ai iu nënshtrua këtij presioni.

©LAPSI.al


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *