• |
ide | kryesore

‘Rruga e gabuar’, në përgjime doli zëri i tij, lirohet se ishte memec

Lajme, Të fundit


Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka liruarr Edmond Omerin, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”. Ai u vu në pranga mbi bazën e përgjimeve telefonike për emigrantët ilegal drejt SHBA dhe BE,

Nga verifikimi i bërë në gjykatë dhe me akt ekspertimi mjeko-ligjor rezulton se 52-vjeçari Omeri është memec. Prokuroria e akuzonte 52-vjeçarin Edmond Omeri si pjesë e grupit që koordinonte trafikun e emigrantëve.

Për masën ndaj Omerit, Prokuroria paraqiti si provë përgjime telefonike me pretendimin se ishte zëri i Edmond Omerit. Gjatë operacionit ‘Rruga e gabuar’ u arrestuan 22 persona.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *