• |
ide | kryesore

Washington Times: Si po e ekspozon axhendën e Soros kriza politike në Shqipëri

Lajme, Të fundit


Kemi shkruar gjerësisht gjatë viteve të fundit në lidhje me axhendën e globalistëve në Ballkan dhe afërsinë e qeverisë së Edi Ramës me organizatën e George Soros, një kampion kryesor i kësaj axhende.

Madje edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë kundër propozimt për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, që supozohet se do bëhet për të rregullohet kufijtë etnikë në rajon, me arsyetimin se kjo mund të përfundojë duke i bërë gjërat shumë më keq.

Ngjarjet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë javëve të fundit, ofrojnë një këndvështrim të qartë se si ky mentaliteti i ofruar nga miliarderi liberal amerikan dhe aleatët e tij ndikon në vendet e dobëta të Europës Lindore dhe në mbarë botën.

Teksa reforma gjyqësore në Shqipëri vetëm sa ka dështuar, duke lejuar oligarkët e korruptuar në vend që të miratojnë ligjet që duan në parlament, pavarësisht nga procedurat kushtetuese, qeveria e Ramës tani është në krizë. Prokurorët shqiptarë kanë zbuluar disa përgjime audio të zyrtarëve qeveritarë që manipulojnë zgjedhjet e fundit në dëm të opozitës. Në përgjigje, anëtarët e Partisë Demokratike në opozitë kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre, ndoshta duke e lënë qeverinë pa kuorum.

Globalistët e Brukselit kanë paralajmëruar se kjo mund të pengojë hyrjen e Shqipërisë në BE. Fryma e dhunës është ngritur nga e majta për të margjinalizuar përpjekjet politike të opozitës. Mijëra shqiptarë kanë demonstruar në rrugët e Tiranës duke kërkuar ‘Rama ik’.

Çfarë bën makineria politike e Edi Ramës në këtë situatë? Përse të mos nxjerrë në pah metodat shtypëse të komunizmit? Këtë javë, një angleze që jeton në Shqipëri, teksa shkruan në Exit.al, është etiketuar- e keni gjetur- si agjente ruse. Arsyetimi për këtë është se ajo bëri një koment për faqen ruse RT për protestat antiqeveritare që po shtohen.

Autorja, Alice Taylor, u përgjigj duke thënë se e kanë quajtur shumë gjëra në jetë, por kurrë agjente ruse.

‘Shpifjet dhe fyerjet janë të paligjshme këtu dhe jashtë vendit, këto janë çështje që duhet të merren shumë seriozisht nga Bashkimi Europian,’ tha ajo. ‘Gënjeshtrat që janë propaganduar rreth meje gjatë orëve të fundit janë mjaft tronditëse për një vend dhe një qeveri që dëshpërimisht kërkon të konsiderohet si europiane’.

Është e dukshme se të njëjtët arkitektë të narrativës ‘përplasja Trump-Rusia’ në mediat kryesore të Perëndimit duket se e këshillojnë makinerinë politike të Ramës prapa skenave në Shqipëri.

Raportuesi i posaçëm i Parlamentin Europian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, tregoi arrogancën e BE kur ai dënoi popullin shqiptar pse po ngrihet kundër një qeverie të korruptuar.

‘Po e humbas durimin tim me pozicionin e deputetëve të opozitës,’ tha Fleckenstein. ‘Protestat duhet të jenë paqësore. Imazhet e protestave vonojnë integrimin’.

Meqë ra fjala, nuk ka pasur dhunë. Kishte vetëm një spektër fantazmë të dhunës, një narrativë e ëndërruar nga ata që janë në pushtet dhe që duan të qëndrojnë në pushtet. Është koha që Perëndimi të mos mbyllë sytë para sjelljeve të këqija nga qeveritë në Europën Lindore si pjesë e një fushate për ryshfetin që të hyjnë në NATO dhe për t’u bërë pjesë e tregut të BE.

Alice Taylor nuk është agjente ruse. Ajo është një grua në vendin e saj të adoptimit, që thjesht është e shqetësuar për njerëzit që ka ardhur për t’i dashur.

Nga L. Todd Wood

Washington Times 


6 Comments

  1. sot stalinistet,komunistet,enveristet jan mbledhur dhe po bejn orgji me popullin.rama gjarperi me pes koka,thaqi gjarperii me 4 koka,ali ahmeti gjarperi me 3 koka dhe nja dyzin gjarperinjesh me nga dy e nje koka.e degjuat flliqesiren rama te lavderohet me maqedonin.a ka turp me te madh se te lavderohesh per nje gje qe u takonte shqiptarve qe 5 shekuj te flasin shqip ne shtepin e vet.(4 perqind serb shkaku i rames,thaqit,ramushit,limajt,zafir berishes,remit,jakupit tu kosoves,veselit,xhavit halitit,bislim zyrapit,gafurr elshanit,ibrahim kelmendit,etj gjenerala,kolonela etj gomer) SUNDOJN ter kosoven,pjeset tjera ashkalinjet,romet,gabelet,egjiptasit,terbeshet,goranet,boshnjaket,mala zezet turqit e opojes zhurit podrimes e rahovecit etj.jan rama,thaqi,ali ahmeti,ruqi,veseli,ramushi,majko,braqe,qe larguan nga trojet shqiptare gati nje miljon shqiptar.a e dini o ju derrat e rames,gomeret e hashimit,lopet e ali ahmetit se nga 8 miljon banor qe kishim ne trojet shqiptare ne vitin 2001 sot nuk jan as pes miljon.a e dini se komunistet thaqi,rama,ali ahmeti ne maqedoni nga 40 deputet qe kishin ne 2001 sot nuk jan as 19 deputet.populli ja ka mbath me te katertat,disa tjer jan ber turq,maqedon etj.vetem ne 6 vitet e fundit nga keta bastard iken gati nje miljon banor nga trojet shqiptare ,kete sukses shpopullsimi nuk e kan arritur as naqertanja,qubriloviqi,dobrica qosiqi,ivo andriqi,rankoviqi,millosheviqi se bashku..kjo maskarad me mbledhje qevrish,e diaspores eshte vetem largim vemendje nga shitja e kosoves,lugines se presheves,bujanovcit,medveqes,qakorrit,debedelles etj,shitja dhe dherja koncension e pronave per 30 -40 vite shokeve te tyre bastard.keta ta bejn mizen buall por edhe avionin mushkonj,keta te bejn jastekun e griseldes femij nent muajsh e mu.in mjalt.nuk kan faj kur kan nje popull dele derra,lopa,gjela maje plehut,kazan,etj,siq thon rama,thaqi,veseli,ruqi,ali ahmeti.

  2. qelbesirat. hajdut pronash dhe demagog te semure. shikoni si shkaktojne kaos dhe dhune, pasqyron shume mire mentalitetin e tyre qe nuk pjerdhin per popullin. edhe e bukura eshte se po ndodh ne kohe reale. fisqir fuga, fisqir rama&zaho fisqir frankenshtein fisqir lalieri vazhdojne hedhin hi syve. sa vjet u bene qe po themi keta vet i zgjedhin budallenj njerzit prane qe ta kene te lehte. ktyre eshte ti shash “ju vdekt sorosi” se as per kalamajt e tyre nuk pjerdhin ( rasti igregor rames, nje djale qe mund te ishte rritur normal por qe ka ngel rrot kari )

  3. ke opoziten (ca rob te vetmuar) kundra pksh/ppsh/ps/rilindje + Soros

    leku modh o shoku

    fatkeqesi per shqiprine te ngeci kshu…

    ngelem nen kuqalashet bolshevik…

    kam i propozim: kta bolsheviket, pse nuk shkojne ne kaukaz, ju blejme biletat falas
    vetem vajtje…shkoni ke toka meme, problemi se nuk ju duhen as atyre, aq xixe jane nga trute!!!

  4. Todi i portalit rus qe intervistoje lulune per situaten ne shqiperi,ky tod po ben lufte sorosit imagjinar ne tirane,lulu eshte dhe me trampin ka dhe foto,ku lulu i tha shpellareve se tramp do shkatarroje sorosin,ky lulu genjen dhe per oren

    1. mire luli genjen per oren, po ky palla gjat, ky shoku jot, a nuk eshte shoku ngushte i alex sorrosit???

      e kishe ktu ne tirone para nja 2 mujsh to honger e pi, e tu bo pazare…

      ky shoku jot rre edhe per spermen, thote per te birin qe eshte sperma te jatit!!!

      e daku, si o puna????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *