• |
ide | kryesore

Ekstradohet nga Greqia i arratisuri me Admir Tafilin nga burgu i Drenovës

Lajme


Ekstradohet në Shqipëri Gëzim Toma, i cili në 2013-në ishte arratisur nga burgu i Dronovës, pasi kërcënoi me armë gardianët. Gëzim Toma vuante dënimin për vrasje në këtë burg dhe tashmë do të përballet edhe me akuzat për largimin nga burgu I Drenovës.

Njoftimi i Policisë

Interpol Tirana ekstradon nga Greqia, një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Në datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, u bë arrestimi në Athinë, Greqi i shtetasit Gëzim Toma, 37 vjeç, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar këtë shtetas me 20 vite burg për tre veprat penale të lartpërmendura.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh. Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambjentet e burgut. Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Ngjarja

Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Gëzim Toma, Reis Haxhiraj, Eduard Lulo dhe Artur Gora, nën kërcënimin e armëve çarmatosën gardianët, qëlluan me breshëri kallashnikovi për mosafrimin e rojave dhe më pas ikën nga Burgu i Drenovës. Tre të arratisurit, Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, janë arrestuar rreth orës 13:00 të së dielës në një magazinë në periferi të Përrenjasit. Ndërsa i dënuari Artur Gora u arrestua pak orë pas arratisjes në Korçë, teksa udhëtonte me një taksi drejt fshatit Pojan, ku banon familja e tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *