• |
ide | kryesore

Inter zgjedh Allegrin për në qershor: Marotta fillon ta bindë

Sport


E ardhmja e Luciano Spalletti në pankinën e Inter duket tashmë e shënuar dhe, Suning, përvec se kërkon të arrijë objektivin Champions e të zgjidhë problemin me Mauro Icardi, duhet edhe të mendojë për emrin që do të zëvendësojë në pankinë teknikun toskan. Deri pak kohë më parë, në krye të listës ishte Antonio Conte, ende pa një skuadër në pritje të zgjidhë cështjen financiare me Chelsea, i ndjekur nga José Mourinho. Por në orët e fundit ka dalë një emër surprizë. Në fillim Messaggero e pastaj Tuttosport, një gazetë shumë pranë zhvillimeve tek Juventus, kanë zbuluar se Beppe Marotta po mendon seriozisht për Massimiliano Allegri.

Ndjesia është ajo që tekniku kampion i Italisë mund ta mbyllë në qershor aventurën e tij tek Juventus, pavarësisht nga rezultati i sezonit. Kjo do të thotë se edhe nëse në Champions eleminohet në 1/8 apo arrin deri në Madrid, Allegri mund ti japë lamtumirën Zonjës së Vjetër për një projekt të ri. Në fakt, duket më e mundshme të pranojë ofertën e një skuadre të madhe jashtë, por në Milano mund të bëjnë gjithcka për ta bindur të qendrojë në Serie A. Ndoshta për të fituar një titull që do ta fuste në histori: pas Milan e Juve, të fitojë kampionatin edhe me Inter do ta bënte Allegri trajnerin e parë që përmbush një arritje të tillë.

Marotta e mbi të gjithë Zhang, janë gati ti konfirmojnë një pagesë elitare (7,5 milionë euro). Tani duhet kuptuar nëse Allegri do të largohet vërtetë nga Juventus e do të dojë të sfidojë ish-skuadrën e tij me ngjyrat e armikut më të madh.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *