• |
ide | kryesore

Kryetari i ri i myslimanëve shqiptarë, zgjedhje nën hijen e Erdogan dhe Gylen

Arkiva, Kryesore, Lajme


Zhvillime të papritura dhe shumë pikëpyetje ngre gara për zgjedhjen e kreut të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Edhe pse disa ditë përpara u krijua bindja se fituesi ishte i paracaktuar nga qeveria, duket se nuk rezultoi kështu. Kryetari i ri është Bujar Spahiu, myftiu i Elbasanit. Ai mori shumicën e votave, plot 59. Ylli Gurra 26 vota dhe Gramoz Blliku 2 Vota. Kanë marrë pjesë në votim 87 anëtarë.

Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman për zgjedhjen e kryetarit të ri nisi paraditen e sotme tek Medreseja e Tiranës. Por pas mesazhit të parë të Bujar Spahiut si kryetar i ri  KMSH-së, ka reaguar ashpër Ylli Gurra, myftiu i Tiranës i cili ishte një prej kandidatëve në garë. Ai që ishte projektuar nga mazhoranca si fitues, në mënyrë të veçantë nga miku i tij Taulant Balla dhe segmente të tjera qeveritare, është shprehur se i gjithë procesi ishte një farsë. Sipas Gurrës kryetari i ri i KMSH-së u imponua nga organizata okulte, duke përmendur këtu edhe gylenistët.

“Kryetari i KMSH nuk mund të zgjidhet nga organizma okultë. U imponua një titullar që nuk ka bërë asgjë në komunitet. Humbje të tëra pronësie. Ajo cka përmenda, organizëm okult, ata të cilët i kanë imponuar komunitetit mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve dhe disa myftinive dhe Shoqërisë Civile dje katapultuan titullarin. Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime në krerët myslimanë të këtij vendit. Komuniteti nuk është peng i askujt, as i ndonjë qeverie. Në ditët e ardhshme do të ketë zhvillime. Nuk kam arsye që të jap dorëheqjen nga pozicioni i myftiut të Tiranës. Unë jam shqiptar, jam mysliman, ushtari i askujt, as në Anadoll as në një vend. I shërbej vendit tim pa asnjë ndikim nga okultët”-tha Ylli Gurra, i akuzuar shpesh në publik si ‘ushtar i bindur’ i Taulant Ballës dhe Edi Ramës.

Nuk është ende e qartë se cilat janë zhvillimet që paralajmëron Ylli Gurra. Vetë kryetari i sapozgjdhur, Bujar Spahiu, tha se do të punojë për paqe dhe shpresë pasi për këto të dyja ka më shumë nevojë sot Shqipëria. Një ditë më parë u tërhoq befas nga gara kreu i deritanishëm i KMSH-së, Skënder Brucaj. Ndonëse ai e veshi largimin e tij me vizionin e një kleriku që i hap rrugë klerikëvë të rinj, në fakt Brucaj dyshohet se iku pas një presion permanent që atij i vinte nga Turqia. Presidenti Erdogan e akuzonte atë si njeri të Fetullah Gulen, si dhe vazhdimisht i ka kërkuar Edi Ramës të ndërhynte për ta mënjanuar Brucën nga drejtimi i KMSH-së.

Erdogan ka shkuar edhe më tej duke i vënë kusht Edi Ramës se ai s’mund të vinte në Tiranë në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë nëse Brucaj do të mbante ende atë funksion. Për ndërhyrjet qeveritare në zgjedhjet brenda KMSH-së kanë reaguar një ditë më parë edhe përfaqësues të opozitës. Sali Berisha, Genc Pollo e Ervin Salianji ishin në unison kur thonin se qeveria ka paracaktuar Ylli Gurrën për kryetar të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ndërkohë sot u raportua se edhe një deputet i PS-së, Flamur Golemi, kishte ushtruar presion ndaj Myftiut të Gjirokastrës për të votuar kandidatin Ylli Gurra. Vetë myftiu Armand Islamaj e mohoi diçka të tillë. Reagimi i ashpër i Ylli Gurrës ngre shumë pikëpyetje.

A kemi të bëjmë thjesht me reagimin e një të zemëruari që humbet një garë për të cilën i kishin dhënë garanci qeveritare? Mos ndoshta është vërtet ashtu siç thotë Ylli Gurra se gylenistët ndikuan edhe kësaj radhe për zgjedhjen e kreut të ri të KMSH-së? Për të kuptuar më mirë këtë mbase do duhet të presim reagimet nga Ankaraja zyrtare. Qasja që do të ketë Erdogan ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pjesëmarrja ose jo e tij në ceremoninë e inagurimit të Xhamisë së Namazgjasë pritet të hedhin më shumë dritë mbi atë se kush është Bujar Spahiu. U zgjodh përmes një procesi transparent dhe është aty si përfaqësues i myslimanëve shqiptarë apo u imponua nga organizata të cilën Erdogan e ka shpallur si terroriste?

©LAPSI.al 


23 Comments

  1. Edhe ne KMSH keto gjera si ne politike?! Diferenca 59 me 26 eshte shume e thelle dhe nuk le vend per dyshime. Thjesht nuk te do shumica z.Gurra. Lidhjet me Qeverine dhe Erdoganin nuk te bejne fitues ne Shqiperi…

      1. i pa emer e me mut ne tru edhe nga 1941-deri 1992 ka qevrisur pakica me enverin,ramizin,spiro koleken,kristaq monster rama. keta dy te fundit(babai dhe daja i monstres edvin) pra o i pa emer e pa tru tash qevris qelbesira rama qe i thithi metes ngal e bpall ne lalz dhe e beri president me votat e vjedhura dhe te kriminelve doshi,ruqi,rama,balla,rrahman rraja,ilir beqja,pjerdh e dhin ndreu,paulin sterk muti etj.i pa emer tash ik ne qenef negjmije ku je ngjizur e lindur si rama e pastroi rames bythen sepse sapo e kishin ne goj e prapanic qir me shoket e vet frrok,rosh e dosh.tash ik se po nuk shkove vrap te shymb cigaren rrahman rrahja ne byth pastaj.ta ben me keq se xhisieles.

    1. labi-kurse janatullosi 2000 vjet dhe ende i lepin bythen,te morri dhe shtepi,truall dhe i thith zhelet ti e rama.

  2. Urime, shpresojme ne vazhdimin e tradites se islamit model shqiptar, te moderuar e pro vellazerise me fete e tjera! Erdogan ta kuptoje qe ska vend mes nesh, Turqia ti hapi rruge krijimit te kombit Turk.

  3. Po gjura ne inagurimin e xhamise qe miratoje salihu ne pushtet ishin bashke,ky salihu dhe gjura hodhen poshte projektin pas pallatit kultures te nje xhamije moderne qe i duhej tiranes,keta te dy si pusht burra qe jane nuk pranojne rezultatin e votimit,kane ngjashmeri te dy dhe ne pamje dhe ne mendje

  4. PO ca gylenisti se na kane care erion bracen me kete histori gylenist ky gylenist ky.
    Ky paska mbaruar ne Egjipt, mire turqine e kishte gyleni, po egjiptin gyleni?
    Ylli ishte terrorist i Erdoganit dhe Tao Baos..normal sduhej ne krye te KMSH.
    Kete BUjarin do e shohim, nga qendrimet duke korrekt.

  5. Je ushtare i ripjelljes o ylli me cepa, je ushtari Palles , ben fushat politike dhe nuk duhet te ishe as imam i tiranes jo me kryetar i KMSh, suksese ne jete o turra gurra.

  6. Emrin Yll po menjen e paska fyll.
    Kush i ka thënë këtij trapit të Taulant Pallës, që Kemalistët janë në Shqipëri dhe kudo në botë, përveçse në Erdoganistan, të padëshirueshëm.
    Në qoftë se komuniteti musliman qënka mbushur me Kemalist, atëher Shqipëria duhet të jetë krenare për këtë komunitet. Mustafa Kemali ATATURK është babai i Turqisë moderne, ku feja dhe shteti nuk i fusin hundët në punët e njëri-tjetrit .
    Ku shallvaret, çallmat edhe ferexhet u zhdukën brenda ditës nga zyrat e istitucioneve

  7. nuk kam interes fare per fene dhe si rrjedhoj nuk me duhet se kush zgjidhet atje…por pse dreqin nuk i bejn ato lutjet e thirrjet ne shqip? cfare i pengon ne 2019?

  8. Bujar Spahiu eshte nje nga teologet me te mire ne KSMH, ndersa Ylli Gurra eshte nje ushtaret me te mire te Taulant Balles..zgjidhni…

  9. Ky tironci o per me dal n’fb e me bo hajgare. Ai qetri ka ba shkoll mer bab. Ktij Gurres i ka mbet callma n’dor kot. Dy klas mi ven, dy tjera mi vend tjeter e hajt se po dal hoxhe. Zotni Spahiu ka asht teolog me aq shkolle sa i duhet atij veni qe fitoi. Gurra nuk o i kualifiku per at ven. Ene ju leni prrallat jo Turqia, jo Erdogani. Dum hoxhe me shkolle mer bab, jo nji hu gardhi qe ka qef televizora e interneta. Hajt tash shkoni e fleni e mos u merrni me ne. Keni ku bani politik sa tdujsh

  10. ATATURKU2
    Sa do të duhej shqiperise. nje Ataturk i vertete!
    1)i hoqi pushtetin e nderthurur me pushtetin qe e kishin lene 500vjet mbrapa Evropes.
    2)e shpetoi me inteligjence nga gjakderdhjet e popullit te tij per 2 luftratBotrore .dhe e ktheu Turqin ne vend modern pa çallma.
    3)dhe me e rendesishmja (hajdutet shqiptar ,qe nga Saliu,Nano,iliri,mona,dhe edi.droga me një Ataturkun do shkoni ne burg dhe sekuestrohej qe nga sureli,gjiri lalzi ,dhe kepi Redoni…
    Sepse kur vdiq Ataturku nuk ju gjet as nje prone ,as nje llogari bankare,as nje pasuri!Prandaj wdhe sot karrigja e Tij eshte bosh,dhe erdogani edhe pse qe nuk eshte i gjalle ,e ka frike !
    Ky ishte Ataturku!
    Cdo pushtetar ,minister,kryetar bashkie ,apo gjyqtar per cdo prone,cdo pasuri do te jepnin llogari,ose…sekuestrohej dhe ne ..burg!

  11. 59 me 26+2 ose 28×2=56 <59 , pra me dyshish+3 vota me shume. Tashti ky Yllua mos te na rruaj Ilir Beqen ( aq e kam une per vete se disa e kishin sa erion brace)Kur futesh ne votim dhe pasi numurohen votat fillon kontestimet , mjafton kjo qe te bindesh se nuk je per ate ofiç , keshtu qe je tu fol keq or qun. Pse del duke bjell peme me kopilin e fiqve nuk mund te marresh neperkembe KMSH se ata ti tredhin koqet. Me mire gylenista se erdoganista e prostisocialista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *