• |
ide | kryesore

Vlorë, gjykata lë në burg adoleshentin që vrau gjyshin me plumb në kokë

Lajme, Të fundit


Gjykata e Vlorës ka vendosur masën arrest me burg për Vangjel Kapllanin, adoleshenti që vrau gjyshin e tij dy ditë më parë me armë zjarri.

Gjykata vendosi gjithashtu masën ‘arrest me burg’ ndaj 28 vjeçarit me iniciale M. A., pasi dyshohet se ka qenë ai që i ka shitur armën 17-vjeçarit.

Ndërsa ndaj dy të miturve me iniciale L.M., 16 vjeç dhe F. Xh., 17 vjeç është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

17 vjeçari mbërriti në gjykatë mëngjesin e së shtunës (2 janar), së bashku me tre të arrestuarit e tjerë që dyshohet se janë të lidhur me ngjarjen.

Adoleshenti akuzohet për veprat penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.


2 Comments

  1. Killer me doreza. Turp . Vrau ate qe e rriti. Monstra. Sikur edhe 100 vjec te rritet po kriminel do mbetet. Lerini perrallat adoleshent. Te kalbet.
    Jemi gjysher vete.. Nuk mund ta koceptoi truri kete lloj krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *