• |
ide | kryesore

Deputeti i ri Ylli Shehu, me diplomë nga Universiteti “Kristal” dhe i dënuar për kontrabandë

Lajme, Të fundit


Kandidatët të cilët nuk mundën të futeshin në Parlament gjatë zgjedhjeve të fundit, pas djegies së mandateve të opozitës, kanë tashmë shansin të bëhen pjesë e tij.

Nga radhët e LSI-së pritet të hyjë si deputet, kandidati me numër 9 në Tiranë, Ylli Shehu.

Shehu dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe pritet të bëj betimin në seancën e të martës në Parlament.

“Panorama” ka publikuar formularin e dekriminalizimit të deputetit më të ri të Parlamentit. Ylli Shehu sipas deklarimit të tij rezulton të jetë i dënuar për veprën penale të “Kontrabandës”.

Ai ka shkruar në formularin e tij se është dënuar si fajtor në vitin 2007 nga Gjykata e Tiranës sipas nenit 174/i të Kodit Penal për veprën penale të “kontrabandës së mallrave të tjera”.

Në Kodin e Penal thuhet se neni 174/1 parashikon: Importimi, eksportimi apo tranzitimi i mallrave, nëpërmjet kalimit jashtë pikave doganore, fshehjes së plotë apo pjesshëm, mosdeklarimit të saktë në dogana, deklarimit të rreme për natyrë, llojin cilësinë, çmimin, destinacionin e mallit apo të tjera forma që kanë për qëllim shmangien nga detyrimet doganore, dënohen me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet”.

Ndërkohë që Ylli Shehu në dokumentin e tij të dekriminalizimit specifikon se është dënuar me 200 mijë lekë dhe se vepra e tij penale është rehabilituar sipas nenit 69/a të Kodit Penal.

Në formularin e dekriminalizimit të Ylli Shehut bie në sy se ai ka deklaruar dhe ndryshimin e gjeneraliteteve. Ai ka deklaruar se më parë ka mbajtur mbiemrin “Lala”, pra Ylli Lala.

Arsimimi

Ylli Shehu në CV-në e tij bën të ditur se ka përfunduar studimet për Juridik pranë Universitetit “Kristal” në sistemin 3+2 dhe e ka përfunduar atë në vitin 2006-2011.

Ndërkohë sipas CV të vitit 2017, Ylli Shehu që është në ndjekje të studimeve nga viti 2009 dhe në vazhdim në fakultetin Ekonomik të Tiranës.

Po ashtu ka deklaruar se është se ka si kualifikim një trajnim në organizatën “Walk Together Albania Durrës”

Eksperienca e punës

Ylli Shehu në CV e tij ka deklaruar se ka punuar si Jurist në Prefekturën e Kukësit, ka qenë këshilltar i Xhelal Mziut në Bashkinë e Kamzës. Po ashtu dhe ka drejtuar prej dy muajsh, Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Qarkun e Tiranës.

Për tre muaj, Ylli Shehu ka qenë këshilltar i Ministrit të Mjedisit, ndërkohë që në shtator të 2013 ai mori mandatin e deputetit

Karriera artistike

Deputeti i ardhëm i Parlamentit është i njohur dhe për performancën e tij artistike, ai është edhe këngëtar.  Në Youtube, Ylli Shehu ka një kanal personal, ku publikon fotot dhe takimet me miqtë dhe emigrantët në Britaninë e Madhe. Këtë kanal ai e ka quajtur Ylli Angli. Ndërkohë që nuk mungojnë dhe performacat e tjera artistike në këngë si ajo, kënduar nga Ylli Shehu & Sherif Dervishi e titulluar “Hasan Aga”.

 


17 Comments

  1. Pyeteni kush ka qene Prefekt ne Kukes ne 2009-2011 kete Yllon? Qafsh Meremen, kur punove ne kukes???
    Rrogen ndoshta e ke marre ne prefekture , kurse per pune sma do menja , se ti sdi as me shkrujt.
    Ne kukes eshte fenomen i zgjeruar marrja e rrroges pa shkuar ne pune , ne kohen e PD-se jane denuar nga gjykata per kete pune. Tashi nje kerkese kam una.
    A ka mundesi qe institucionet si prefektura , qarku, bashkia , arsimi, spitali etj te publikojne emrat e punonjesve dhe do shikoni se cfare baterdie behet ne borderote e shtetit. Emigrante qe marrin rrogen madje edhe shperblime per pune te mire. Kjo ndodh kudo ne Albanistan.

  2. ja qe qelbesira dhe dhjerja e stalinit shizofreni bastard e kokpalar qe i thithi ilirit e mones ne lalz ngjal e pall nuk len mut pa e mbledhur ,ndryshe si do te ushqej disa te pa emer,bambi,etj.

  3. Mos ky qeka si hajdut pulash .perfundimisht ne nuk behemi me…ropt ps pd lsi e ca ka na nje parti tjeter na moren me qaf o njerez

  4. E vertete eshte, i denuar nga shkalla e pare, e konvertuar me gjobe. Ka pranuar fajesine, ka perfituar dhe uljen e 1/3 se denimit.

    Nuk ka rendesi i kujt partie, rendesi ka pse i kualifikojne ne lista ket njerez me keto rekorde.

  5. Kjo është mungesë integriteti nga ana juaj. Ky ashtë material për një shkrim kritik jo per shantazh. Pse i publikoni sot keto fakte? Pse nuk jane publiku ma pare dhe me jua ndalu kandidimin, apo kështu tipash duhen atje me jua xan krytin me derë sa herë t’u duhen shefave, Turp universal. Me të drejtë na quajne Albanistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *