• |
ide | kryesore

“Dërgo njerëz se vrava nënën”, telefonata e 50-vjeçarit pas krimit në Korçë

Lajme, Të fundit


Autori i vrasjes së nënës së tij 80 vjeçe, Nezim Demollari kishte telefonuar vëllain e tij që jeton në Tiranë pas krimit duke i thënë: “Dërgo njerëz se vrava nënën”. 

Këto kanë qenë fjalët e tij pak minuta pas krimit të rëndë në Korçë.

Autori Nezim Demollari njihet nga komshinjtë si një njeri problematik dhe mbi të gjitha përdorues i pijeve alkoolike. Djali i viktimës ka dhunuar sistematikisht të ëmën ndërsa mësohet nga fqinjët se edhe ata kanë qenë dëshmitarë të shumë rasteve të tilla.

Kunata e viktimës e shokuar në një prononcim ndër të tjera pohon se autori duhet të varet.

Ngjarja e rëndë që ndodhi paraditen e sotme në qytetin e Korçës ka alarmuar banorë të lagjes 14, të cilët shprehen se 80-vjeçarja që u vra nga djali ishte një grua e mirë që i kishte rritur me sakrifica 4 fëmijët e saj.

Nazmie Demollari jetonte vetëm me djalin e saj pasi dy fëmijët e tjerë jetojnë në SHBA dhe një në Tiranë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *