• |
ide | kryesore

Fier, aksidentohen burrë e grua teksa udhëtonin me një karrocë me gomar

Lajme


Një çift bashkëshortësh janë aksidentuar nga një automjet, duke mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shën e Premte të Fierit, ku çifti është përplasur nga një automjet, ndërsa ishin duke udhëtuar me një karrocë me gomar.

Të plagosurit janë Irakli Nune 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij F.N, 54 vjeçe., të cilët ishin duke u kthyer pasi kishin punuar tokën.

Drejtuesi i mjetit ka dërguar në spital dy të plagosurit. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *