• |
ide | kryesore

Gjendet e pajetë 80-vjeçarja në Korçë, dyshohet se e mbyti djali

Lajme, Të fundit


Një e moshuar është gjetur e pajetë në Korçë mesditën e sotme.

80-vjeçarja Sanie Demollari është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në lagjen 14 në Korçë. Dyshimet kanë rënë mbi djalin e viktimës, 50-vjeçarin Ylli Demollari.

Ai është shoqëruar në polici ku po merret në pyetje. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja ka tronditur fqinjët e familjes dhe banorët e tjerë të cilët i njihnin prej vitesh dhe nuk kishin hasur ndonjë problem mes të moshuarës dhe djalit të saj. News 24 raporton se djali ishte i pamartuar dhe jetonte vetëm me nënën, e cila i ka fëmijët e tjerë jashtë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *