• |
ide | kryesore

Kalon vettingun kreu i Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka

Lajme, Të fundit


Drejtuesi i prokurorisë së Apelit Tiranë Dritan Peka, u rikonfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Ai është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015.

Në seancën dëgjimore, relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e vënë në dispozicion të dokumentacionit nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI), sipas të cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, ka pasur burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë apo deklarim të rremë dhe se nuk ka konflikt interesi.

Trupa gjykuese ishte e përbërë nga Roland Ilira, Olsi Komici dhe dhe Lulzim Hamitaj.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *