• |
ide | kryesore

Letra e hapur e prokurores: Kam arsye të forta të dyshoj tek vetingu

Lajme, Të fundit


Prokurorja Antoneta Sevdari e shkarkuar edhe nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkruar një letër të hapur ku shpreh indinjatën, shqetësimin e thellë por dhe arsyet e forta për të dyshuar nëse procesi i Vetting-ut po i shërben qëllimit, të cilin ajo  besoj se është: “Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe profesionalisht të paaftë dhe sigurimi i kushteve që prokurorët dhe gjyqtarët  me integritet dhe profesionalisht kompetentë të vazhdojnë t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare ashtu siç kanë bërë deri tani”.

Sevdari paralajmëron se nuk do të heqë dorë dhe se do vazhdojë protestën

“Unë isha, jam dhe do të mbetem një prokurore krenare.  Beteja ime nuk përfundon këtu. Unë jam betuar solemnisht t’Ju shërbej dhe do ta bëj këtë, edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme!”

Letër e hapur

E nderuar  znj. Ambasadore në detyrë e  SHBA  në Shqipëri!

I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian  në Shqipëri!

Të nderuar Anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!

Të nderuar Anëtarë të Komisionit  të  Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë”

I nderuar z. President i Republikës së Shqipërisë!

I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë!

E nderuar  znj. Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë!

E  nderuar znj. Ministre e  Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë!

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Ju drejtohem sot të gjithëve Ju, forcave dhe aktorëve të përfshirë e të interesuar për zhvillimin e një sistemi drejtësie transparent, të fuqishëm e të drejtë në Shqipëri, në një gjendje dhimbjeje e indinjimi të thellë e, për më tepër, shqetësimi në rritje për të ardhmen e kësaj drejtësie që procesi i Vettingut kërkon të vendosë.

Vetëm disa ditë më parë, më 28 Shkurt 2019, unë, Antoneta Sevdari, deri atë ditë një prokurore prej mbi 16 vitesh në detyrë, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkova nga detyra e prokurores, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Më duhet qysh në fillim të pohoj se shpallja e vendimit më shkaktoi të tillë gjendje tronditjeje, pështjellimi dhe zemërimi mbytës, sa që m’u desh të  lija të kalonin disa ditë,  përpara se të bëja këtë deklaratë.

E gjej të nevojshme të bëj publike, e jo për interesat e mija personale, ndjenjën e pamundësisë për të kuptuar, kur dëgjova shprehjen “Shkarkohet për shkak të humbjes së besimit të publikut”.

Të publikut!

Të atij publiku për të cilin unë kam punuar me çdo qelizë të qenies sime gjatë gjithë 16 viteve të punës sime si prokurore!

Të atij publiku të cilit unë i kam përkushtuar vite të gjatë ditë-netësh jashtëzakonisht të vështira të një pune shumë serioze në mënyrë që të bëja gjithçka varej nga unë që të vendosej drejtësia!

Të atij publiku të cilin unë e mbaja brenda meje për të më dhënë forcë shpirtërore në të gjitha betejat jashtëzakonisht sfiduese në luftën  kundër kriminelëve të rrezikshëm!

Të publikut, të qytetarëve shqiptarë, interesin e të cilëve kam respektuar, pa përjashtim, e nuk e kam shkelur kurrë, duke punuar ndeshmërisht, pa u ndikuar nga interesat e kujdo, në një vend si ky yni ku korrupsioni, fatkeqësisht, mbretëron!

Qytetarëve shqiptarë, vëllezërve e motrave të  mija, bashkëqytetarëve të mi të zakonshëm e të thjeshtë, mbështetja, konfirmimi e mirënjohja e të cilëve më ka dhënë çdo ditë kurajo të ndjek paluajtshmërisht ligjin, e vetëm ligjin, për të siguruar barazinë e të gjithëve para tij!

Qytetarëve shqiptarë, babait e nënës sime e bashkëfshatarëve të tyre fermerë, puna e ndershme e të cilëve,  për të siguruar jetesën e përditshme më ka pajisur me një mburojë të padepërtueshme nga nënqeshjet, jo të rralla, përreth meje për “naivitetin” e “paaftësinë” time për të përfituar nga “benefitet”  e profesionit dhe për të bërë të “natyrshmen”, “përmirësimin e kushteve” të mija personale e familjes sime nëpërmjet favoreve të natyrave të ndryshme të fituara lehtë!

I nderuar publik! Të shumënderuar Qytetarë Shqiptarë! Të dashur bashkëqytetarë!

Unë,  Antoneta Sevdari, qëndroj sot këtu përpara jush me dhimbje, indinjatë e shqetësim të thellë por, krenare dhe e vendosur!

Kam luftuar fort! Kam sakrifikuar! Jam përplasur e i kam bërë qëndresë kujtdo që është përpjekur të më pengojë në misionin tim kundër kriminalitetit për sigurimin e paqes e drejtësisë në vendin tonë! Nuk e kam shkelur premtimin  e dhënë! Nuk jam zmbrapsur! Nuk jam lëkundur!

Ju kam shërbyer, ashtu siç u betova solemnisht, me transparencë, me ndershmëri, me profesionalizëm të lartë por, më e rëndësishmja, me devotshmëri dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie personale.

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Duke gjykuar nga rasti im, kam arsye të forta për të dyshuar nëse procesi i Vetting-ut po i shërben qëllimit, i cili unë besoj se është: “Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe profesionalisht të paaftë dhe sigurimi i kushteve që prokurorët dhe gjyqtarët  me integritet dhe profesionalisht kompetentë të vazhdojnë t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare ashtu siç kanë bërë deri tani”.

Kur procesi i Vettingut filloi, unë,  personalisht, u mbusha me shpresë, sepse besoja që  drejtësia do të vihej në vend. Në rastin tim, faktkeqësisht, nuk ndodhi kështu.

Mos po shndërrohet edhe  ky në  një proces të korruptuar,  në një vegël në shërbim të hakmarrjes prej kriminelëve të cilët gjyqtarët dhe prokurorët, që i nënshtrohen këtij proçesi,  i kanë çuar përpara drejtësisë?

Mos ndoshta po përdoret  edhe ky proces, si një vegël në shërbim forcash politike të cilat, jo rrallë, fatkeqësisht, u shërbejnë interesave të tyre të ngushta politike dhe jo interesave kombëtare?

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Gjatë këtyre ditëve jam përpjekur të kuptoj një vendim të pakuptueshëm. Në analizën time të fakteve dhe ngjarjeve kam arritur në konkluzionin se shkarkimi im, u bë për një nga këto dy arsye:

•Ose si rezultat i profesionalizmit të dobët në gjykim nga anëtarët e trupës së Kolegjit të Apelimit, që votuan për shkarkimin;

•Ose (dhe ky rast është edhe më  flagrant,  sa i përket të ardhmes së drejtësisë shqiptare) ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur.

Unë Ju ftoj të investigoni dhe të merni të gjitha masat e mundshme në mënyrë që populli shqiptar të mos zhgënjehet edhe këtë herë. Kjo do të na kushtonte besimin e shqiptarëve në reformimin e sistemit të drejtësisë  dhe në proceset demokratike për zhvillimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë!

Unë nuk linda Prokurore. Unë zgjodha të bëhem. Si e tillë u kalita çdo ditë nëpër betejat gjatë procesit të hetimit si dhe në sallën e gjyqit duke  punuar që paqja dhe siguria në jetët tona të mos kërcënohen.

Unë isha, jam dhe do të mbetem një prokurore krenare.  Beteja ime nuk përfundon këtu. Unë jam betuar solemnisht t’Ju shërbej dhe do ta bëj këtë, edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme!

Ju falenderoj për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve dhe, në veçanti, gjatë këtyre ditëve.

Sinqerisht Juaja!

Antoneta Sevdari


15 Comments

  1. Une nuk mora vesh asgje perse proteston kjo prokurore. Ajo qe me mbeti mbas leximit ishte shija e nje apologjie revolucionare e modelit komunist.

    1. i pe emer e me mut ne tru,ne qenef ku je ngjizur,lindur e qendron ti e rama nuk vijn valet sepse muti nuk i perqon.kjo leter esht per homo sapiens e jo per gjallesa nje qelizore.

  2. Ja te shohim se sa do te pjerdhin. Hapini nje hetim te thelluar kesaj. E te shofim se sa e paster do na dale. Keta mire qe jan te dhjere po duan qe tua lajn te tjeret mutin qe kan bere.

    1. loae ti o krymb qenefi je mesuar me pall frroku ne grup e brek xhelili,ik aty se rrahmani nuk ka tavull sot xhisiela pushim e ka.

  3. Me ca kuptova un, kjo qenka me shume e merzitur se sa e indinjuar. Se nuk ka vjedh me shume se te tjeret, dhe per kete i vjen plasja.

  4. i pa emer-kerkon: mut mut nat e dit qe se bashku me ramen pallen e frrokut,ilir metes ,ndokes e doshit ta e thith.

  5. Po pse beheni kaq te peshtire. Mua dhe njeher me mbushet mendja qe vetingu duhet te ishte dhe me i fort se sa po behet. Dueht te kishte ligje qe nese del e perlyer jo vetem qe duhej te perjashtonte por te hapej proces gjyqesor per sekuestrim te pasuris dhe denim me burg per shkelje te ligjeve qe ishe e detyruar ti zbatoje. THUAJ SHYQYR O ZOT ME KAQ.

  6. ”” E nderuar znj. Ambasadore në detyrë e SHBA në Shqipëri!
    I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri!”’

    Dhe pastaj themi se persa na e bejne shurren ne koke ambasadoret e huaj !.

    Jemi ne qe ju a kemi dhene ate status dhe tani eshte shume vone te themi se nuk ju degjojme me.
    Cdo shoqate , apo njeri i pakenaqur , cdo parti politike apo grup interesi , e shume grupime te tilla ne letrat qe i cojne njeritjetrit shkruajne dhe ‘PER DIENI TE AMBASADES….etj etj etj .”’

    Pra edhe pordhen nuk e bjeme dot pa i venen ne dijeni ambasadoret.

    1. Dikur o EMER, ne nje koh kur nuk kishte ambasador, dhe nuk mernim leje per te pjerdhur. Nuk pirdhnim dote se e kishim barkun boshe dhe pordha nuk dilte se zorra ishte ngushtuar. Epra ishin shtet e atyre ambasdorve qe u drejtohemi sot qe na dhan doren te ngriheshim. Prandaj kemi respekt per ta dhe nuk duhet te harrojm se cfar kan ber per ne.

  7. Ore Qelbesira. Po kush shkon per qejf te punoje ne emigracion duke lene pas gruan dhe femijet?
    Kjo prokurore ka cuar vetem Rrogen ne shtepi, prandaj i iku burri ne emigracion.

  8. DYSHON TEK VETINGU ??????????????????????????? JE NE RRADAKE ????????????????? ME PLOTE GOJEN DHE ME VERTETESINE ABSOLUTE , VETINGU ESHTE KRIM I MIREFILLT SHTETEROR .

  9. Kush e di sa i eshte zgjeruar zorra e trashe dhe vrima e bythes Stilolapsit. Kuader i mire pa perdorim sapuni. Na jep nr. e cel.

  10. Mos u shqetesoni kaq shume per antoneta sevdarin, pasi ajo cfare ka konstatuar KPA eshte e sakte. Nuk do ta kasha menduar se KPA eshte kaq e pavarur dhe e perkushtuar ne detyren e saj. Eshte shume e cuditeshme se te godasesh KPA, te vesh ne dyshim Vendimet e saj nuk eshte aspak gazetari profesionale, eshte gazetari dizinformuese dhe imorale.
    Antoneta Sevdari, “mbrojtesja e madhe e drejtesise” ka pranuar me ndergjegje te kryeje veprime antiligjore, te cilat denohen penalisht, veprime te cilat jane te papranueshme vecanerisht per mbrojtesit e Drejtesise.
    Antoneta Sevdari ka kryer ndertim pa leje, gjate periudhes qe punonte prokurore e Prokurrise Rrethit Durres?
    Antoneta Sevdari ishte Prokurore e ceshtjes ne ngarkim te Kryetarit te Bashkise Kamez, Xhelal Mziu, I cili u arrestua me kerkese te Antoneta Sevdarit dhe ne perfundim te procesit gjyqesor me Vendim te forms se prere u shpall I pafajshem!
    Antoneta Sevdari e arrestoi Kryetarin e Bashkise Kamez xhelal Mziu, pasi ai perjashtoi nga konkurimi dhe penalizoi per nje tender Kompanine e ndertimit “GJOKA” ku punonte bashkeshorti I Antonetes, Arben Sevdari( I cili nuk justifikon dot pasurine). A do te paguaje demshperblimin Xhelal Mziut Antoneta Sevdari, apo taksapaguesit shqiptare?
    BIRN, Antoneta Sevdari ne Prill 2015, arrestoi 8 zyrtar te Njesise Mbikqyrejs se Lojrave te Fatit (AMFL), te cilet me perfundimin e shqyrtimit Gjyqesor me Vendim te forms se prere (Apelit) dolen te pafajshem . A do ti paguaje Antoneta Sevdari kostot e tyre apo taksapaguesit Shqiptare?
    BIRN, Antoneta Sevdari ne Qershor 2015, kerkoi arrestimin e Francesco Becchetti-it dhe disa personave te tjere. Gjykata Tiranes mori Vendimin e arrestimit per Becchettin, por Gjykata Angleze ne Londer nuk e njohu kete Vendim dhe e refuzoi. Te jete rastesi? Apo gjykatat angleze jante te korruptuara dhe ne sherbim te politikes?
    BIRN, Antoneta Sevdari kerkoi arrestimin dhe Gjykata e Tiranes Vendosi arrestimin e biznesmeneve te Kromit per mashtrime me TVSH-ne. Gjyqi u fitua nga biznesmenet…
    BIRN, Arben Sevdari u padit nga Kontrolli I Larte I Shtetit per per peridhen qe punonte ne ALUIZEM-Tirane, per shkaktim demi shtetit shqiptar 330 milion Leke, KLSH beri kallzim penal ne Qershor 2017 ne Prokurorine e Tiranes per Arben Sevdarin dhe dy punonjes te tjere.
    BIRN, ceshtja u pushua… nga vartesit e Antonetes qe ne ate periudhe ishte bere shefe sektori, por Buxheti I shtetit shqiptar humbi 330 milione Leke.
    BIRN, Kendi permendur ceshtjen CEZ dhe Kastriot Ismailaj. BIRN, avokati qe ju permendni dhe CEZ kane pranuar punen e kryer nga DIA . BIRN, dokumentat ne Arbitrazhin e Vienes, Austri nuk I ndryshon dot as Antoneta Sevdari dhe as Damian Gjiknuri me shoke. E vertea vonon, por nuk harron. Kerkoni kopje te dokumentave dhe do te shikoni se si qendron e verteta.
    BIRN, Antoneta Sevdari ne raport me kolege te saj e patur doren(kerkesen) me te lehte. Keshtu, specialisteve te AMLF u kerkoi nga 8000 EURO secilit ose 8’000×8=64’000 EURO. Biznesmeneve te Kromit u kerkoi nga 15’000 Euro per person ose 15’000×3=45’000 EURO etj.etj…
    BIRN, Investigoni pa paragjykim dhe do ta mesoni te verteten.
    BIRN, Antoneta Sevdari kerkon denimet e personave te ndryshem per “Fshehje te ardhurash”, “Mosjustifikim te ardhurash”, “Mospagim taksash”, “Mosdeklarim I te hollave ne kufi”, “Pastrim I produkteve te vepres penale apo te veprimtarise kriminale”, por nuk provon te ardhurat “bashkeshortit” te saj. Bashkeshorti I Antonetes, Beni, nuk eshte popull, por burri I Netes.(Antonetes).
    BIRN, Antoneta Sevdari, prokurore e Task-Forces prane Prokurorise se Tiranes, nuk ka moral te jete Prokurore e Republikes se Shqiperise. Arabia Saudite mund te kete problemet e saj, por Arabia saudite nuk lejon te udhetosh me me shume se 2000 dollare amerikan. Mund ta vertetoni BIRN kete gje. Keshtu qe Beni Sevdari nuk ka sjelle keto para nga Arabia Saudite. Edhe nese pronari I kompanise ka vdekur, punedhenesi I Arben sevdarit eshte gjalle, pasi punedhenesi eshte kompania, jo individi qe ka vdekur.
    BIRN, Antoneta Sevdari nuk e kuptoka cfare thote KPA me: “Per shkak te humbjes se besimit te publikut”, qe ne gjuhen popullore po ja them une Antoneta Sevdarit: “MOS BENI (TE AKUZUARVE) SIC BEJ UNE (DHE ARBEN SEVDARI), POR BENI SIC KERKOJ UNE. Ky eshte interesi I publikut te cilin Antoneta Sevdari nuk e ka respektuar dhe e ka shkelur, pasi duhet te fillosh nga vetja pastaj te kerkosh nga publiku Antoneta. Nuk mund te justifikohesh Antoneta, tani qe e pane te gjithe qe nuk mund te justifikoje “te ardhurat” e Benit! E perse keto nuk jane “te ardhurat” e krijuara nga ty, Antoneta!!!!
    Nuk e besoje Antoneta se “Procesi I Vetingut do te vinte drejtesine ne vend”! Qe drejtesia te vihet ne vend duhet te pergjigjesh per te gjitha ceshtjet e tua qe shteti shqiptar dhe taksapaguesit shqiptar do te paguajne per arrestimet dhe procedimet e padrejta! Antoneta duhet te gjykohesh per” fshehjen dhe mosdeklarimin e te ardhurave ne kufi”, per “mospagimin e taksave”, per “pastrami te produkteve te vepres penale”. Antoneta dhe Arben Sevdari, kjo eshte humbja e besimit te publikut…. Une jam pjese e popullit dhe nuk jam Arben Sevdari I paprekshem!
    BIRN, besoj se do ta publikoni komentin tim. JU FALEMINDERIT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *