• |
ide | kryesore

Ligji i ri, shitja e cigareve nuk do të bëhet më vend e pavend. Tregtarët do pajisen me licencë tek Ministria e Shëndetësisë

Lajme, Të fundit


Shitja e paketave të cigareve nuk do të jetë më e lirë si deri më tani. Ministria e Shëndetësisë ka marrë nismë për të ndryshuar ligjin. Nëse ndryshimet ligjore miratohen në parlament, atëherë tregtarët e duhanit duhete të pajisen me licensë pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Dhe kjo e fundit do lejojë pika të caktuara për shitje, duke bërë që cigaret të mos shiten në çdo market apo dyqan lagjeje si deri më tani.

Në nenin 8 të ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, shtohet edhe një tjetër pikë e cila thotë se “Pikat e shitjes së produkteve të duhanit pajisen me një licencë të veçantë , me qëllim kufizimin e numrit të pikave të shitjes së këtyre produkteve në vend”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se tashmë pr/ligji është në fazën e konsultimeve me grupet e interesit. “Synimi ynë është të forcojmë akoma më tej masat kundër duhanpirjes në ambientet publike, për të mos lejuar askënd të abuzojë me ligjin, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licenses për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh ministrja Manastirlliu.

Në projektligj thuhet se prodhuesit ose importuesit e produkteve të duhanit janë të detyruar të lajmërojnë ministrinë, për çdo produkt të ri që fut në vend, cigare elektronike apo çdo produkt që do të dalë në treg në vitet e ardhshme. Nuk do të lejohen më as paketat me 10 cigare.


5 Comments

  1. Ndalohet shitja e cigareve-lejohet shitja e hashashit.motoja e -ridhjeristeve .Hashashin e kane ne dore ,duan te shtjene dhe cigaret.

  2. O hajdutë legena. Patjetër ,shtoni dhe taksa të tjera. Sa do paguhet për këtë leje? Me cilat kritere do jepen ato pak leje që do jepen.?A e kuptoni sa korrupsion do krijojë kjo mënyrë?
    Po është e qartë se këto nuk ju interesojnë. Me një gur vrisni dy zogj. Edhe shteti merr para me shpikjen e një leje- takse të re edhe këlyshët e partisë në zyrat e ministrisë pjesën e tyre me rryshfetet.
    Në djall vafshi o plehra. Mos i gëzofsh i pasuritë tuaja. Ju tërheqshin zvarrë rrugëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *