• |
ide | kryesore

Protesta para Kuvendit, garda vendos shkallë për të larguar deputetët

Lajme, Të fundit
Parlamentit


Garda ka montuar një shkallë e cila pritet të përdoret për hyrje- daljet e deputetëve nga kalaja e Tiranës, ndërsa një tjetër masë nga policia është dhe vendosja e telit me gjemba në hyrje të parlamentit, me qëllim parandalimin e protestuesve nëse do ketë thyerje të kordonit të policisë.

Garda dhe policia gjithashtu kanë rrethuar me rrjeta teli dhe godinën e kryeministrisë, për ti paraprirë ndonjë zhvendosje të mundshme, siç ndodhi dhe gjatë protestës, që deputet e opozitës dorëzuan mandatet.

Në protestë pritet të angazhohen mbi 1000 punonjës policie të cilët do të krijojnë një kordon më të gjerë se gjatë protestave të tjerë, me qëllim ruajtjen e godinës së parlamentit, ndërsa një mundësi nga policia është dhe bllokimi i pedonales deri tek ministria e brendshme.

Gjatë fundjavës policia ka montuar dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, të cilat me anë të zmadhimit, do të dokumentojnë të gjithë aktivitetin e protestuesve.


5 Comments

  1. Na e shpifet me kete ” pedohalen” !! Po pse o koke trashe qe me siguri edhe italisht nuk dini mire, perdorni kete fjale te huaj kur ne shqip eshte kuptueshme per te gjithe ” shetitore” ose, ose “zone kembesoresh” Kini parasysh, o lusha,se shkrimtaret e medhej shqiptare, pothuaj nuk perdorin fjale te huaja ne shkrimet e tyre, vetem atehere kur fjala ne shqip nuk egsiston, ( apo nuk lexoni kurre) o… derra province!

  2. Na e shpifet me kete ” pedohalen” !! Po pse o koke trashe qe me siguri edhe italisht nuk dini mire, perdorni kete fjale te huaj kur ne shqip eshte kuptueshme per te gjithe ” shetitore” ose, ose “zone kembesoresh” Kini parasysh, o lusha,se shkrimtaret e medhej shqiptare, nuk perdorin fjale te huaja ne shkrimet e tyre, vetem atehere kur fjala ne shqip nuk egsiston, ( apo nuk lexoni kurre) o… derra province!

  3. shifni mos gjeni ndonje pusete qe derdhet ne Lane. Po ja kaloni dhe filmave te Kinostudios me Njesitin Guerril

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *