• |
ide | kryesore

Bozdo: Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë

Lajme, Të fundit


Ish-zëvendësministri i Ekonomisë Eno Bozdo i ftuar në rubrikën “Opinion”, në News 24 komentoi protestën e mbajtur sot para Kuvendit. Bozdo tha se pavarësisht orarit të vendosur nga Kuvendi për të shkurajuar protestuesit, prezenca qytetare ishte e madhe.

Ish-zv.ministri u ndal edhe te protesta e paralajmëruar sot nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij, 16 marsi do të jeta protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë.

“Ne nuk e dimë nëse do ketë seancë plenare. Nëse Kuvendi do të ketë guximin të shpallë seancën plenare dhe të ketë guximin ta bëjë publiken. Në qoftë se do të ketë një seancë plenare nuk do e tregojnë as orarin. Gramoz Ruçi përpara dy javësh anuloi një seancë të tërë. Më 16 mars do të jetë protesta më e madhe e organizuar ndonjëherë. I bëj thirrje qytetarëve të Shqipërisë të ngrihen. Pavarësisht gjithë retorikës së mazhorancës nuk mund të barazojmë zemërimin e qytetarëve. Ka një dallim më të madh mes asaj që quhet dhunë dhe që është e organizuar. Unë besoj që jemi në kushtet e një zemërimi dhe jo në kushtet e dhunës.
Partia Demokratike nuk nxit asnjëherë dhunë, janë shprehur pro të drejtës qytetare.Të dallojmë zemërimin me dhunën. Dhuna është e organizuar i drejtohet institucioneve. Kjo nuk ka ndodhur. Përdorimi i gazit lotjsellës është një përshkallëzim i tmerrshëm i të drejtës për të ruajtur institucionit. Unë besoj që asnjë manual i policisë nuk e lejon përdorimin e një lëndë të tillë në këtë lloj intensiteti”, u shpreh ai.

 Ka qenë e frikësuar PD përgjatë këtyre ditëve?

Kam përshtypjen që ka qenë e kundërta. Unë besoj që përgjigjia që i ka dhënë opozita tregon klimin ku ndodhet vendi. Vajtja deri në fund ka vetëm një zgjidhje, ikjen e Ramës dhe një qeverie tranzitore.


5 Comments

  1. Sa lek do hidhni dmth? tani qe keni dhe lsi, eshte rritur shum buxheti protestave. me perpara me buxhetin e PD, mezi beheshin 200 veta (bashk me Stresin dhe Sal Lushen). Tani me leket e ciftit Meta duket sikur eshte 10-fishuar buxheti i protestave. Vazhdoni keshtu derisa tju mbarojn leket.

  2. Merreni mire me gojore, po niseni qe poshte fare qe te ngopeni mire kesaj rradhe!
    Pika qe sju bie te gjitheve se po na gajasni se qeshuri.
    Si nuk paskeni nje fije dinjitet burri more legena!

  3. Shko mor rr kari eno me dy N,te ra rralla te dalesh ti sot ku cove pd mor lulu te qifshin Antaret e pd fisin mor pusht lulu

  4. Me doj qe z Rama sot eshte me i dobet se kurre. Po e mban qeverine me breke neper kembe. As po qeveris as po duket ku eshte. Ftoj cdo shqiptar, jo thjesht mbeshtetes i opozites, se kjo opozite ka 1000 mekate per vete mbi supe, por cdo njeri te pakenaqur, te zhgenjyer dhe zemeruar me gjithe keto skandale, me kete menyre te qelbur qeverisjeje, i neveritur nga arroganca dhe fodulleku te dale e protestoj kunder ketij hajduti kryeminister.
    Shqiptaret nuk e meritojne te trajtohen keshtu, te vidhen , te mashtrohen me kete menyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *