• |
ide | kryesore

Deputetja që zëvendëson Vangjel Tavon në Gjirokastër, me diplomë ‘Kristali’ dhe e denoncuar për abuzim me fondet (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Ediola Braha do të bëhet deputetja më e re e qarkut Gjirokastër pasi pritet të marrë mandatin e lënë nga Vangjel Tavo. Braho theu kështu vendimin e LSI-së për t’i djegur mandatet dhe pritet të hyjë në Kuvend. Në ‘besë’ ajo duket se preu edhe Vangjel Tavon, pasi ishte ai që e mbështeti dhe promovoi Ediola Brahën në disa pozicione në administratë dhe më pas e caktoi të dytën në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së. Por cila është CV-ja e Ediola Brahës? Që prej vitit 2011 Braha është kryetare e LSI-së në Tepelenë, si dhe ka qenë për 4 vite drejtoreshë në spitalin e qytetit.

Referuar formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Ediola Braha rezulton e padënuar më parë, ndërsa thotë se ka qenë në Athinë për pushime në periudhën nëntor 2002-janar 2003.

Braha deklaron se ka përfunduar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi te Universiteti “Kristal”, studime që sipas deklarimit të saj kanë zgjatur 7 vjet. Nga viti 2003 deri në vitin 2010.

Në maj 2017 Vangjel Tavo e prezantoi Ediola Brahën në Tepelenë si deputeten e ardhshme të LSI-së. Ndërkohë në vitin 2016 ish-nëndrejtori i spitalit Tepelenë, Avni Bega e denoncoi Ediola Brahën në emisionin investigativ ‘C’a thu’ për abuzime me fondet publike dhe shpërdorim detyre.

Sipas tij Braha ka abuzuar me rreth 80 milionë lekë të vjetra. Pas këtij denoncimi, Avni Bega u dhunua nga persona të paidentifikuar. Më poshtë CV-ja e Ediola Brahës dhe denoncimi në emisionin ‘C’a thu’ që askokohe transmetohej në Agon Channel.

©LAPSI.al




12 Comments

  1. He moj katunarkëëë…e paske mesuar edhe ti pozen e famshme prej militanti ëëë. E ta lumsha. Hajt te qift kina ty dhe nonën tate.

  2. Nuk eshte e veshtire fare te gjesh te korruptuar ne rradhet e LSI . Ju si portal shume mire beni qe beni publike ‘ figuren e degjeneruar’ te kesaj ‘ tradhetareje’ .. por pse nuk beni publike dhe FIGUART E DEGJENERUARA te LSI qe tani po protestojne kunder Rames.. ?????

    Apo kur jeni ne sherbim te kauzes tone , mbyllim syte.. sapo na dilni kundra , ju dermojme se ja u dime horrlliqet.

    A nuk jeni pak hipokrite ?

  3. LSI eshte partia e formuar nga hajdutet me te medhej qe shqiperia ka. 100 % votat e tyre jane te blera, kur ishin ne qeveri kontrollonin mjeksine dhe arsimin, vendi me kyc per te blere votat, voto per LSI dhe te gjejme nje vend pune.. prandaj tani bejne si te cmendur sepse skane me gje ne dore dhe keshtu nuk voto me njeri per ta!!
    Edhe nje here duhet te fitoj qeveria e Edit qe ti cfarosi keta hajdutet me cizme qe opozita ka..

  4. Po ne LSI po ske vjedh, po ske vrar apo ske ber trafik e para te pista, nuk mund te antarsohesh. I kan rekizite keta qe tani protestojn kunder blerjes se votave. Sa anadollak e hipokrit qesharak qe jan.

  5. bejini nje analize edhe atyre te LSI qe dogjen mandatin. Keni per ta par qe jane shum me keq, duke filluar nga Tit Vasili, kryehajduti, dora e djatht e Like floririt dhe Mona plagjatures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *