• |
ide | kryesore

Hidhen shashka tek parlamenti. Ambulanca merr një protestues

Lajme, Të fundit


Sot, në protestën e katërt të opozitës që prej 16 shkurtit, protestuesit kanë hedhur shashka dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit. Edhe pse nuk ka pasur konfrontime me forcat e policisë, është parë një ambulancë teksa merr me barrelë një prej protestuesve.

Ende nuk është bërë e qartë se çfarë ka ndodhur dhe kush është protestuesi që është ndjerë keq.

Kjo është e katërta protestë e opozitës që prej 16 shkurtit. E para pati konfrontime dhe tentativë për të hyrë në Kryeministri, ku u thyen xhamat e dyerve dhe u përdor masivisht gazi lotsjellës nga ana e policisë.
Protesta e dytë u zhvillua paqësore dhe kulmoi me dorëzimin e dorëheqjeve nga mandati në Kryesinë e Kuvendit.

Protesta e tretë u zhvillua një javë më parë, më 26 shkurt ku sërish pati situatë të tensionuar dhe gaz lotsjellës nga ana e forcave të rendit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *