• |
ide | kryesore

Tjetër ‘rrjedhje’ nga PD e LSI/ 4 kandidatë për deputet kërkojnë të marrin mandatin

Lajme, Të fundit
Parlamentit


Katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke kërkuar kështu të marrin mandatin e deputetit.

Erdiola Braha, kandidatë e LSI në qarkun Gjirokastër ka dorëzuar mbrëmë formularin e dekriminalizimit. Aktualisht ajo mban edhe postin e Kryetares së LSI të Tepelenes. 

Formularin në KQZ e ka dorëzuar edhe Elda Hoti e LSI në qarkun Lezhë. Nga PD e ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Majlinda Halilaj e PD qarkut Tiranë.

Edhe Ligoraq Karamelo ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Një ditë më parë, 4 kanditatë kanë marrë mandatin e deputetit dhe pritet që të betohen sot në Kuvend.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *