• |
ide | kryesore

Kapen 21 emigrantë në Kapshticë, udhëtonin drejt Bilishtit

Lajme


Një tjetër rast i kalimit të emigratëve të paligjshëm është goditur nga policia në Kapshticë. Policia Kufitare njoftoi se ka kapur 21 emigrantë të paligjshëm në fshatin Vernik, të cilët udhëtonin drejt Bilishtit.

Emigratët e ndaluar janë me shtetësi iraniane, kurde dhe siriane. Mësohet se mes të ndaluarve ka pasur edhe fëmijë.

Numri i emigratëve që zgjedhin të kalojnë përmes Shqipërisë është shtuar vitet e fundit.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi në vitin 2018 se ndodhen rreth 4 mijë emigrantë të paligjshëm në vendin tonë që presin të kalojnë kufirin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *