• |
ide | kryesore

Vettingu, del para komisionit prokurori me 8 apartamente

Lajme, Të fundit


Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Arqile Koca, ka dalë në seancë dëgjimore pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ku sipas ILDKPKI-së ka rezultuar se ka deklarim të saktë dhe në përputhje me ligjin. Po kështu, inspektorati ka theksuar në relacion se prokurori Koca ka burime të ligjshme, nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe nuk gjendet në kushtet e konfliktit të interesit.

Për sa i përket hetimit të kryer nga KPK janë konstatuar 8 apartamente, dy garazhe, dhe dy makina rezultojnë të jenë përfituar nga një shoqëri private, për të cilat është verifikuar origjina. Gjatë hetimit rezultoi se subjekti nuk është favorizuar nga kjo shoqëri ndërtimi.

Për sa i përket kriterit të aftësive profesionale, ka rezultuar se prokurori Koça, ka treguar aftësi profesionale, nivel të lartë etike dhe ka treguar angazhim profesional. Ndërsa për kriterin e figurës, subjekti ka plotësuar saktë formularin dhe është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës. Arqile Koça ka qenë kandidat për prokurorit i përgjithshëm dhe drejtues i sektorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjitshme.


10 Comments

  1. me 8 apartamente dhe qenka me etike te plote… po punojme gjithe jete me zor blem nje apartament me 20vjet kredi … ka marre fund

  2. kaq pak, vetem 8? hidhjani celsat e biruces ne burg dhe konfiskojani te gjitha deri ke breke e palara

  3. E te mendosh qe qe ish bejleret, reaksionar, kishin vetem nga nje shtepi qerpiçi, e sot ata qe slan gje pa thene e bere per bejleret e poshter kane me e pakta nga 8 apartamente e quhen te virgjer, te ndershem,profesionalista, pra vlera te kombit. Rrofshin hajdutet, vdekshin budallenjte qe nuk dine te vjedhin!

  4. Ky nuk na paska mbaruar tek -plepat-sipas ropqireve te ridhjerjes .Sepse hajdutet kane mbaruar shkollen e hajduteve te qeverise me 8 apartamente .Absurditet.Te vjedhesh duke abuzuar me detyren nuk je hajdut ,te vjedhesh per te ngrene nje cope buke per te jetuar dergjesh prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *