• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut i rikthehet programit raketor? Reagon Trump

Planet



Pas raportimeve se Koreja e Veriut ka rinisur të zhvillojë programin raketor, Presidenti Donald Trump ka reaguar nga Shtëpia e Bardhë duke thënë se do të zhgënjehej nëse Peniani do t’i rikthehej lëshimit të raketave.

Megjithatë, Trump rikonfirmoi marrëdhënien e mirë me liderin Kim Jong-un. Pamjet satelitore të publikuara në media tregojnë rindërtimin e një stacioni raketor, të cilin Koreja e Veriut kishte premtuar se do ta shkatërronte.

Këto zhvillime vijnë pas dështimit të samitit të dytë mes Trump dhe Kim Jong-un, në Hanoi, pasi Uashingtoni refuzoi kërkesën e Penianit për të hequr menjëherë sanksionet ekonomike.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *