• |
ide | kryesore

Kriza politike, numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë shkon në zyrën e Ramës

Lajme, Të fundit


Ndërkombëtarët vijojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në Shqipëri. Pas vizitës në Tiranë të drejtorit të Zgjerimit në BE, Christian Danielsson, zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama.

Diplomatja amerikane që prej disa muajsh drejton selinë diplomatike të SHBA-së në vendin tonë, është parë sot pasdite të hyjë në Kryeministri. Nuk ka njoftim për këtë takim as nga Kryeministria dhe as nga ambasada, por mendohet që diskutimi është përqëndruar pikërisht tek kriza politike.

Deri më tani ndërkombëtarët janë rreshtuar kundër vendimit të opozitës për të djegur mandatet, por nga ana tjetër ata kërkojnë uljen në dialog. PS ka bërë ftesë për dialog, por jo për negociata për zgjedhje të parakohshme apo për qeverinë tranzitore.

©LAPSI.al 


3 Comments

  1. “Keta po kerkojne ta fusin opoziten ne burg”
    Keto jane fjale nga takimi me perfaqesuesit qe opozita kishte me delegacionin e PE.
    Lulushi dhe Mullah Omari kerkojne garanci per vete. Militantet mrena e kane pas e do ta kene.

    1. Ti je mesuesi ne nje koment tjeter, mos na dalesh dhe doktor, se per te dhene mend qenke i pari ti do jesh drejtor se s’ben!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *