• |
ide | kryesore

Ndotja e Gjanicës, zbulohet një tubacion i çarë i Albpetrol

Lajme


Një javë pas derdhjes masive me hidrokarbure në lumin Gjanica, një burim i mundshëm i ndotjes u zbulua në Ballsh. Bëhet fjalë për disa tubacione të amortizuara që dikur shërbenin për ish-kompaninë ARMO për transportimin e naftës në Uzinën e Ballshit. Burime konfidenciale nga Inspektoriati Mjedisor i Fierit thanë për Tv Klan se rrjeti i tubacioneve që dikur shërbente për transportimin në rafinerinë e Fierit dhe të Ballshit dyshohet se po përdoret për shkarkimin e mbetjeve të papërpunuara të naftës në Gjanicë.

Gjanica e ka vendburimin 7 km larg Ballshit. Lumi përshkon Mallakastrën dhe përfundon në Mbrostar ku bashkohet me lumin Seman. Për kompaninë  e sotme “Tosk Energy” ndotja e Gjanicës mund të ndalet njëherë e përgjithmonë. Një zgjidhje mund të jetë dërgimi i mbetjeve të naftës drejt uzinës me qëllim që kjo e fundit t’i flitrojë përpara shkarkimit në lumin Gjanica. Shkaktari i ndotjes se një jave më parë i lumit Gjanica nuk u identifikua, megjithëse vendndodhja duket qartë. Sasia e madhe e hidrokarbureve ka përfunduar në det por gjurmët ndodhen ende në lumë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *