• |
ide | kryesore

Presidenti grek kërcënon Shqipërinë: S’ka BE pa hequr dorë nga çamët

Lajme, Të fundit


Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë Shqipërisë se duhet të respektojë minoritetin dhe të heq dorë nga pretendimet për çamët. Ai tha se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme.

“Greqia nuk është kundër perspektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër minoritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo pretendim për të drejta të të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia” deklaroi ai gjatë vizitës në Malin e Zi.

Dy vendet në vitet e fundit janë futur në një proces negocimi për disa dosje të reja dhe të vjetra që ende nuk kanë gjetur zgjidhje duke filluar nga ligji i luftës dhe deri te kufiri detar.


13 Comments

  1. Edhe ne i bejme thirrje Greqise te respektoje minoritetin cam dhe te heqe dore nga pretendimet per Vorio Epirin.

    1. he mer ti loqe, edhe kur flasin armiqt e Shqiperis me Edvinin kapesh. Pradaj sbehemi ne se urrejm njeri ttjetrin me shum se armiqt e kombit. Ti je Sala vet, e nqs je vet Sala ik futi nje domino e mos na hap shum karin ketu neper gazeta on-line.

  2. Edhe thua per camet qe kan qen nazist. po ti je me nazo-fashisti qe ekziston. si ka mundesi qe nuk reagojn keta tanet, si ka mundesi qe nuk kerkojn qe BE te mbaj qendrim nga deklaratat fashiste e nje personaliteti te lart te shtetit fqinj. Po Agimi art qe e keni ne parlament ca eshte mor te qift afrika e azia ato ropt o rrac e keqe. Po pse bashkepuntor ishin pleqt, grat e femijet. Shtet shkerdhat, nuk meriton as te egzistoj. Mos kini merak se do i paguani nje nga nje gjith borxhet karmike qe keni kunder te gjith fqinjeve. do u ndeshkoj zoti permes nje tjeter djalli, qe quhet Erdogan.

  3. Ka shume menoritet turk,ne Greqi,masive.Per nga numri mund te konsiderohet komunitet.Por nuk njihet nga shteti grek.
    Ndersa per nazistet, me se di’une jane 9 apo 10 deputet ne EliniQI’ Vuli’.
    Gamoto Hrisi’ Avgi’!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *