• |
ide | kryesore

PS kërkon dialog me opozitën, por jo negociata për qeveri tranzitore apo zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit


Një tjetër ftesë për dialog vjen nga Partia Socialiste. Pas kryeministrit edhe sekretari i përgjithshëm i PS i shtrin dorën opozitës , por jo për të ngeociuar mbi një qeveri tranzitore apo zgjedhjet e përgjithshme. Nga Pogradeci në takim me elektoratin për zgjedhjet vendore, Taulant Balla i ka bërë thirrje opozitës të reflektojë. Ai paralajmëroi se javën e ardhshme do të ketë emra të tjerë nga listat e PD dhe LSI që do të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit në KQZ.

“Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë. Djem e vajza shqiptarë të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit do të marrin përgjegjësinë e përfaqësimit në Kuvend. Besoj se java e ardhshme do të jetë një javë intensive në këtë drejtim”, tha Balla.

Që pas 21 shkurtit kur opozita dorëzoi mandatet, në Parlament kanë zënë vend 4 deputetë të rinj që vijnë nga radhët e LSI-së, ndërsa 6 kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.


7 Comments

  1. Haha. Eshte ne terezi ky? Jo negociata per qeveri tranzitore ose zgjedhje te parakohshme? Atehere, per cfare do dialogojne? Per poturet e Rames, dajen spiun te UDB e Beses se Arsimit, apo pjesen e prapme rrafsh te Balles?!

  2. dhjerjet e stalinit rama,ruqi,xhafa,baba taku,balla negociata bejn vetem me vrases si frrok,ndok,prenga artur bush e shok si dhe perdhunues si rrahman rraja,xhelila,roshi,bajrakurti.po ashtu negociata bejn me sajmira,habila,balila pra te droguar e trafikant.

  3. Eshte skifo fare, eshte ne orbite, sa e paska ulur steken, qe kerko prape mashtrim, sepse me keta s;ka bisedim, se te presin ne bese, ashtu sic e bene e gjate luftes clirimtare, andaj jane po ato qe kane qene, por me maska te reja. Shporruni ju qelbesira te tepsise, qe populli te bisedoje per demokraci, me kerrma qelbesirash te sektit nuk ka e do kete bisedime. Lere pastaj, po c;fare do bisedohet,,,,, duhet te transformohet, pastaj edhe mund te kete bisedime. Andaj o ish pionieri kuq i kriminelit, shko e bej shaka me psikopatin e zgjidheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *