• |
ide | kryesore

Sarandë, arrestohet 55-vjeçari. Tentoi të korruptonte doganierin me 20 euro

Lajme


Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare, pasi tentoi që të korruptonte punonjësit e doganës.  Sipas policisë I.R. 55 vjeç nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar drejt zonës Schengen dhe për këtë arsye tentoi që të korruptonte punonjësit.

Ai kishte futur në mesin e pasaportës 20 Euro, me qëllim korruptimin e punonjësve të Policisë Kufitare për të kaluar kufirin në drejtim të Korfuzit. 55-vjeçari akuzohet për “Korrupsioni aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *