• |
ide | kryesore

U dhunua në Lezhë, mjeku do të mbahet në terapi për thyerjen e kockave të fytyrës

Lajme, Të fundit


Zef Doda, mjeku i dhunuar sot në qytetin e Lezhës do të mbahet në terapi në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë.

Burime pranë QSUT bëjnë të ditur se pas përfundimit të ekzaminimit të gjendjes së mjekut Doda, është arritur në konkluzionin se ai ka thyerje të kockave të fytyrës.

Po ashtu mësohet se ai do t’i nënshtrohet terapisë për këto dëmtime që ka marrë në fytyrë.

Në vijim do të vlerësohet nëse do të jetë nevoja që ai t’i nënshtrohet operacionit ose jo.

Doda u godit sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e  Spitalit Rajonal në Lezhë nga 24-vjeçari me iniciale E.L.


2 Comments

    1. PSE NUK BEJEN TE TILLA SHEMBUJ NGA 4-5 NE DITE THUAJ . POR JO VETEM NE MJEKESI POR NE TE GJITHA INSTITUCIONET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *