• |
ide | kryesore

Përplasi për vdekje burrin me biçikletë, arrestohet shoferi nga Tirana

Lajme, Të fundit


Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë natës në aksin rrugor Lushnje – Fier.

Sipas policisë, 52-vjeçari B.S, banues në Tiranë, duke drejtuer kamionin tip “Iveko” ka aksidentuar për vdekje shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Policia njofton se e ka arrestuar drejtuesin e kamionit.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:

B.S, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dje gjatë natës, në aksin rrugor Lushnje – Fier, duke drejtuer mjetin kamjon tip “Iveko” ka aksidentuar shtetasin N.N, 53 vjeç, banues në Fier, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Për pasojë, shtetasi i dëmtuar N.N ka ndërruar jetë në Spitalin e Lushnjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.


1 Comment

  1. Lirojeni shoferin,ça pune ka bicicletta ne autostrade,,keni pare botë ju,,neper autostrada nuk ka as lope as bicicletta as kembesore,lironi hallexhiun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *