• |
ide | kryesore

Vlorë/ Digjet makina e punonjëses së tatimeve, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Lajme, Të fundit


Makina që shihi në foto është përfshirë nga flakët në lagjen “Pavarësia’, në Vlorë. Mësohet se makina ishte në pronësi të një punonjëse të tatimeve në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për një benz me targa AA928TZ, i cili është shkrumbuar tërësisht nga flakët.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton edhe për shkaqet. Mësohet se grupi hetimor dyshon për zjarrvënie të qëllimshme me benzinë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *