• |
ide | kryesore

Ishte shpallur e zhdukur në Durrës, gjendet 12-vjeçarja

Lajme, Të fundit


Ditën e sotme është gjetur 12-vjeçarja, e cila u denoncua e zhdukur nga nëna e saj gjatë ditës së djeshme, në qytetin bregdetar të Durrësit.

Mësohet se vajza, nxënëse në klasën e pestë nuk është kthyer në shtëpi prej ditës së djeshme, ndërsa është gjetur sot nga policia tek Pallati i Sportit në Durrës në gjendje të mirë shëndetësore.

Vajza pritet të merret në pyetje në praninë e psikologut për të zbardhur arsyet e largimit nga banesa.

Prindërit e kishin bërë denoncim në polici dhe kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.

 


1 Comment

  1. O gazetaret e andit, po mesohuni te punoni me profesionalitet Se po merrni njerezit ne qafe. Po nuk nxirret fotografia e femijes ne asnje vend te botes o gazetaret e bllokut e te facebook-ut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *