• |
ide | kryesore

Itali/ Hajduti tenton t’i shmanget policëve: “Jam Andri Shevçenko”

Lajme, Planet


Të gjithë e mbani mend një prej sulmuesve më të mirë të Serisë A, fituesin e “Topit të Artë”, Andri Shevçenkon.

Një episod i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në Napoli, më saktë, në zonën që njihet si Boskoreale, ku një 40-vjeçar polak, pretendonte se quhet Andri Shevçenko. Edhe pse ngjashmëria ishte e madhe me ukrainasin e Milanit, autoritetet policore e kanë kuptuar se bëhej fjalë për një kriminel, i cili ishte dënuar me arrest shtëpie.

Siç raportojnë mediat italiane, karabinierët e kanë gjetur të dehur, ndërkohë që një javë më parë, personi në fjalë ishte larguar nga shtëpia, edhe pse e kishte të ndaluar, pas dënimit që kishte marrë për akuzën e një serie vjedhjesh.

Pas disa ditësh kërkimesh, policia e gjeti në një fermë të madhe. Ai nuk tentoi të largohej, por përkundrazi, përdori emrin e Andri Shevçenkos, duke pretenduar se ishte ai. Por, karabinierët nuk u gënjyen nga diçka e tillë, ata e morën dhe e dërguan hajdutin në burg.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *