• |
ide | kryesore

(FOTO) Aksioni i shembjes së shtëpiave në Tiranë, banorët shtrihen në rrugën kryesore

Lajme, Të fundit


Disa banorë pranë shkollës  “Petro Nini Luarasi” në Tiranë janë shtrirë sot në rrugën kryesore në shenjë proteste për të kundërshtuar aksionin Inspektoratit Kombëtar për Mbrojtën e Territorit, i cili kërkon të shemb një banesë.

 Banorët kundërshtojnë më forcë këtë aksion.
Ata kanë shpërthyer në lot, disa prej tyre kanë pësuar dhe gjendje të fikëti. Banorët kanë refuzuar dhe ndihmën mjekësore. Madje disa prej tyre kanë ndezur një zjarr në oborrin e banesës që sipas informacioneve paraprake mësohet se i është rikthyer ish-pronarëve.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie si dhe ambulanca.

 


4 Comments

  1. ho mre milet ca e kujtut kapitalizmin top hallve, ka pas thone ai merhumi qi kapitalizmi osht i eger dhe ska pik meshire. hajt ntullum.

  2. Supozojme se do me be shtet ky rq. Po mire more po keta rob qe kane jetu mbi 20 vite aty pa u shqetesu nga asnjeri cfare zgjidhje u jep? Ku do shkojne? Dmth ben miliardere ata qe skane ku ti cojne dhe u merr atyre qe kishin sh pak. Pse kjo pabarazi? Pse ky mllef dhe mosperfillje ndaj qytetarit? A ka ndonje norme morale ndonje kod qe na mbron? Qe na jep me sh dinjitet si qytetare? Smund te behet keshtu. Nuk ka vend ne Europe (spo perfshij vende si Afrika..etj), qe ta perbuz dhe shkaterroje nje familje ne kete menyre. Ne praktikisht ketu skemi te drejta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *