• |
ide | kryesore

Lleshaj: Çdo qytetari që nuk ka adresë të saktë nuk do t’i ofrohet asnjë shërbim

Lajme, Të fundit


Katër muaj para zhvillimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se qytetarëve shqiptarë që nuk kanë një adresë të saktë nuk do t’u ofrohet asnjë shërbim.

Për të krijuar lehtësira në trasferimin e dosjeve, qeveria ka nisur përgatitjen e një drafti ligjor.

“Sot kemi një situatë paradoksale ku në dokumentet shumë zyrtarë ku kërkohet adresa, nuk vendoset adresa. Ne po punojmë për të bërë një inciativë ligjore që do të detyrojë të gjithë ata që ofrojnë shërbimin që të mos e ofrojnë shërbimin nëqoftëse qytetari nuk ka një adresë të vlefshme sipas regjistrit”, tha Lleshaj.

Në takimin ku ishin të pranishëm prefektët, përfaqësues të njësive vendore dhe zyrave të gjendjes civile, Lleshaj kërkoi angazhim maksimal për vendosjen e sistemit të adresave në të gjitha qytetet dhe fshatrat e vendit.


7 Comments

  1. Nga ju te presesh sherbim ? Juve po ju tregove andresen e sakte erdhet dhe te bastiset dhe te prishet shtepine o -leshi-me ata rrugecrit qe ke ne polici.

    1. Keto te hane ate te te shoqes se edi rames. Une kam ndryshe adresen e ujesjellesit, ndryshe te oshee, ndryshe ate qe ma kane vene mbas dere, ndryshe me del ne google maps, ndersa ne gjendje civile me e forta e kam Tirane. Dhe per kete e paskam fajin une sipas ketij loqes

  2. Me katrahuren urbane dhe ndertimet pa kriter, ne s’kemi emra rrugesh…, si kerkon adresa ti mer vlla ?

    Tonin Topuzi
    Shpia e verdhe te kthesa e Bishtit te kalldremit,
    Perball klubit te Bexhetit. Vlore.

    Po une qe dua te fle ne hotel, si i behet ?

  3. Posi, tamam e ke, se shteti është prona jote që ta ka lënë baba trashëgimi. O idiot në rrënjë katrore. Shërbimi i ofrohet çdo qytetari, shtetasi, dhe çdokujt që jeton e banon në Shqipëri. Nuk ka lidhje adresa. Ju në fakt nuk i ofroni shërbim vetëm të gjatit. Ti nuk drejton një ministri, e as një polici por thjesht një xhandarmëri në shërbim të poturexhiut. Atë e adhuroni si budistët Budën. Meqë ju do të rilindni Shqipëri, do ta bëni anëtare në BE, mësoni pak, në shtetet e BE-së shërbimi u ofrohet të gjithëve njësoj, bile edhe atyre që jetojnë pa dokumente, ose si i quajnë këtu, të jashtligjshëm. E di ti o presh se sa shqiptarë jetojnë në këtë mënyrë në BE? Dhe të jesh i sigurtë që u ofrohet i gjithë shërbimi i mundshëm, bile edhe ai shëndetësor. Ti sje as llesh e as lesh, ti je presh.

  4. …..po ti shif e fikso njehere mbiemrin tend o qyq…se nga Lleshi ta bene Lleshaj dhe te kane corodit pak…….ah nari nga mirdita, kur ben si parisien edhe ti!!!!

  5. Pervec zhvatjes deri ne palc cfar sherbimi ofroni tjeter ju zotria juaj Rilindas?
    Po ik o mbushu kur keni ofruar ndonje sherbim ju? ik ore andej me gjith sherbimet tuaja, kush je ti Danimarka apo Norvegjia apo Zvicra? ku i gjete sherbimet ti? Ti as lesh si ke mbiemrin nuk ke paske sherbime ti. Ik o genjeni ndonje tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *