• |
ide | kryesore

Punimet në rrjet, në këto zonat të Tiranës do të stakohet energjia elektrike

Lajme, Të fundit


Në datat 11-13 mars do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

Këto stakime vijnë si pasojë e punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”.

Kështu më 11 mars, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos se Ujit, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

Më 12 mars, pa energji do të mbetet zona pranë Sanatoriumit. Ndërsa më 13 mars, pa energji do të mbetet zona pranë ish- Uzinës Traktori. Shkozë (pjesërisht).


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *