• |
ide | kryesore

Seanca e 13 marsit/ Zbulohen porositë për deputetët e PS-së

Lajme, Të fundit
Parlamentit


Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare me 13 mars.

Burime pohuan për “Neës 24” bënë me dije se në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është vendosur që, me porosi të Gramoz Ruçit, asnjë deputet të mos mungojë si dhe janë ndaluar në formë të prerë diskutimet me objekt opozitën, por thjesht kjo seancë, duhet të përqendrohet tek ligjet që janë parashikuar në rend dite dhe tek nevojat  e qytatarëve.

“Të ketë prezencë në seancën plenare  dhe  disiplinë. Te mos  ketë diskutime me objekt  opozitën, por ligjet që do diskutohen në rend të ditës. Diskutimet të lidhen me nevojat e qytetarëve”, deklaruan burimet  brenda PS-së.

Ende nuk dihet qëndrimi i opozitës së bashkuar, nëse do të mbajë tubim para Kuvendit në kohën e seancës apo do të presë protestën e madhe të 16 marsit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *