• |
ide | kryesore

Dëbora dhe moti i keq, rrugët ku lëvizja bëhet vetëm me zinxhirë

Lajme, Të fundit


Përkeqësimi i motit dhe rënia e papritur e temperaturave e shoqëruar me reshje të vazhdueshme dëborë, ka sjellë vështirësi për kalimin në disa akse rruge.

Ndaj edhe ARRSH njofton të gjithë drejtuesit të kenë kujdes në akset Boboshticë-Dardhqë-Qafë Qarri-Ersekë si dhe Voskop-Voskopojë, ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhir.

“Në juglindje reshjet e dëborës vazhdojnë ende me intesitet te larte prej ores 12:00.

Po punohet per mirëmbajtjen dimërore. Kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri – Ersekë nga km 14 -25. Voskop-Voskopoje pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.”-njofton ARRSH.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *