• |
ide | kryesore

Doli në mbrojtje të shtëpisë, pezullohet nga detyra efektivja e policisë Blerta Dervishi

Lajme, Të fundit


Punonjësja e policisë e cila bëri qëndresë ndaj kolegëve të saj ditën e djeshme për të mbrojtur banesën ku jeton, është pezulluar përkohësisht nga detyra. Blerta ka treguar se ditën e djeshme është kontaktuar nga eprorët për t’i thënë se do të pezullohet për shkak se nuk ka lejuar përmbarimin të kryejë detyrën.

‘Më morën në telefon dje dhe më thanë që do të pezullohesh dhe do të marr vërejtje se kam penguar përmbarimin të kryejë detyrën. Ndërsa sot m’u komunikua me shkresë se pezullohem 1 deri në 3 ditë dhe pezullimi shoqërohet edhe me vërejtje. Unë nuk kam bërë asnjë shkelje, mbrotja shtëpinë time. Veprimet e mia ishin jashtë orarit të punës, nuk kishte lidhje me detyrën. ”- tha efektivja e policisë.

Blerta Dervishi është pjesë e patrullës Shqiponja në Policinë e Shtetit.


5 Comments

  1. Trekendeshi i Bermudes LLESHI-GAVOCI-HYSNI DEMIRAJ&CO vazhdon te gllaberoj prona dhe jete njerzish te thjeshte dhe natyrisht me bekimin e nje kryeminstri qe i duken si milingona keta njerez tashme…i rujt ZOTI

  2. Fundi i nje marrezie te nje ministri -Anemik-.Eheqin nga puna se mbrojti strehen e familjes te saj .Shtet qelbesirash ,polici e rrugacerise ,qeveri e drogaxhinjve .

  3. turp per ministrin i cili i heq buken e gojes se femijeve nje personi qe po mbroon shtepine nga banga e krimineleve ne qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *