• |
ide | kryesore

Itali, shqiptari arrestohet me një sasi të madhe heroine

Lajme


Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas kontrollit automjetit të tij që udhëtonte nga Taranto në drejtim të qytetit të Massafrës (TA).

Patrulla e policisë me ndihmën e një qeni antidrogë, pas kontrollit të mjetit të shqiptarit me iniciale M.A, pikasi praninë e lëndës narkotike.

Kjo bëri që mjeti t’i nënshtrohej një kontrolli të imtësishëm ku u gjetën 8 pako të mbështjella me letër celofon me një peshë totale prej 4 kg e 200 gram heroinë, e fshehur me mjeshtëri në ndarjen që normalisht përdoret për të fshehur airbag-un.

Më pas, kërkimet u zgjeruan në vendbanimin e shqiptarit në provincën e Foggias, ku u gjetën pajisjet e nevojshme për prerjen e substancës narkotike si dhe materiale të tjera për paketimin e drogës.

Duke pasur parasysh rolin e tij jo thjesht ndërlidhës, hetimet janë zgjeruar për të identifikuar bashkëpunëtorët e mundshëm ose vendet e përdorura për të fshehur lëndën narkotike.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë të vendosura në afërsi të shtëpisë së tij, u konstatua një garazh, brenda të cilit u gjetën pako të shumta heroine të pa “prera” rreth 18 kg, si dhe 90 kg substanca të ndryshme prerëse.

Shqiptari u arrestua për trafikun e paligjshëm të drogës dhe u dërgua në burgun e Tarantos.

Përveç pajisjes së përpunimit dhe substancës së drogës, u konfiskua edhe automjeti u nënshtrua.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *