• |
ide | kryesore

Koncesioni misterioz i OST: 100 mln euro pa garë kinezëve

Lajme, Të fundit


Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) ka paraqitur një projekt të dyshimtë në Ministrinë e Energjisë. Ajo kërkon të realizojë 100 milionë euro investime në rrjet përmes një procedure që shmang Prokurimet Publike. Procesi ka nisur zyrtarisht në datën 28 dhjetor 2018, nga ish- administrori i OST, Klodian Gradeci që u shkarkua pas skandalit të “DH Albania”. Por edhe pse drejtori u shkarkua, projekti vazhdon të presë miratimin e Ministrisë së Financave dhe asaj të Energjisë.

OST, me anë të këtij projekti kërkon të kontraktojë një kompani private kineze për të bërë riparime në rrjetin e transmetimit me paratë e saj dhe më pas do të shlyhet nga shteti për 15 vjet. Edhe pse kjo është një praktikë e njohur e PPP-ve, OST e mohon.

“Procedura, e cila kërkohet të ndiqet nuk është PPP, por do të realizohet nëpërmjet marrjes së një huaje tregtare (pa garanci sovrane) nga të tretë, hua e cila do të sigurohet nga kompania, e cila do të fitojë edhe realizimin e këtij investimi”, thotë OST-ja.

Pra privati do të marrë 100 milionë euro hua në bankë me interesa të larta tregtare, do të bëjë po vetë punimet dhe në fund shteti shqiptar do të shlyejë faturën.

Por çfarë qëndron pas projektit? Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për nje kompani kineze, e cila vjet ka patur kontakte të vazhdueshme me OST-në dhe madje ministrinë e energjisë. Madje është kjo kompani, e cila ka bërë studimin e rrjetit duke përcaktuar, pikat se ku duhet ndërhyrë dhe faturën e investimeve.

Mbetet e paqartë nëse Ministria e Energjisë do të vazhdojë me procedurën kontroverse, e cila ngjan me një koncesion të ri me vlerë 100 milionë euro./Tch


5 Comments

  1. “” Pra privati do të marrë 100 milionë euro hua në bankë me interesa të LARTA tregtare “”

    E para punes ‘Interesa tregetare’ nuk ka , por ka INTERESA BNAKARE.
    E dyta , nga e nxorret konkluzjonin ju te Lapsit se INTERESAT DO JENE TE LARTA?
    Kina vitin qe kaloi kishte nje suficit buxheti me 387 miljard dollare amerikane. Ata po mundohen ta investojne kete shume monetare. Kredite qe qeverise kinize per firmat kineze qe investojne ne Europe ( nje forme expansjonizmi per tu shtrire ne europe) nuk kane interes me te larte se 0,8%.

    Pra nuk e kuptoj kete arsyetimin tuaj qe ‘FIRMA KINEZE DO MARRI HUA ME INTERS TE LART’..

    A duhet te behet nje tender ? Patjeter Po… Oferta e ketyre kinezeve duhet te vihet ne testim per te pakten 2 muaj, per te pare se mbase nje kompani tjeter e ben punen e kerkuar me me pak se 100 miljon euro ?

  2. top channel ben shkrime per te luftuar administratorin e ost enkeledin ,per inate te vjetra.po nga nje ane mire ben se u be kaq vite qe ne drejtim te kompanive publike kesh,ost,oshee vihen njerez nga jashte kompanise (menaxhere lekesh)
    ne keto kompani ka inxhinere qe punojne prej vitesh dhe nuk promovohen por mbahen shtyp si ushtare per ti sherbyer IDEVE menaxheriale te njerezve qe vendos politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *