• |
ide | kryesore

ARRSH: Akset ku nuk kalohet pa zinxhirë

Lajme, Të fundit


Reshjet e borës që kanë vijuar edhe gjatë natës dhe temperaturat e ulëta e bëjnë problematik qarkullimin në disa akse të vendit.

ARRSH bën apel për gjithë drejtuesit të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku nevojiten.

NJOFTIMI 
Vazhdon puna për mirëmbajtjen dimërore me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Në Rajonin Verior pavarësisht reshjeve të dendura të borës në akset krysore nuk ka probleme me qarkullimin, me zinxhir kalohet vetëm në:
Ura Çerenecit-Stebleve (5 km e fundit).

Në Rajonin Qendror nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve në akset rrugore të tij. Kalohet me zinxhir vetëm në aksin Librazhd-Steblevë (në 8 km e fundit).
Vazhdon hedhja e kripes nga kontraktori.

Në Rajonin Jugor kalimi bëhet me zinxhir në rrugën Boboshticë-Dardhë, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë nga km 14-22.

Në akset e tjera kalimi pa zinxhir.
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir në akset ku kemi lajmëruar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *