• |
ide | kryesore

Seanca plenare dhe frika nga protesta, Policia blindon Kuvendin

Lajme, Të fundit


Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar mbi rendin e ditës.

Edhe pse nuk ka një njoftim për organizim proteste nga opozita, Policia e Shtetit ka vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit.

Në seancën e sotme priten të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës. Parlamenti do shtohet sot me pesë deputet të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen në institucionin ligjvënës për të marrë më pas mandatin e deputetit.

Deputetët që do të betohen janë; Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së, ndërsa  nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi dhe Majlinda Halilaj.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *