• |
ide | kryesore

Senaca, cilët deputetë do të betohen sot në Kuvend

Lajme, Të fundit
Parlamentit


Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin u mblodh dje për t’u dhënë mandatin e deputetit pesë kandidatëve, që morën dritën jeshile nga KQZ-ja.  

Konkretisht, Këshilli i Mandateve vendosi që t’i përcjellë seancës plenare raporti për dhënin e mandatit të deputetit për kandidatët Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së; Lefter Maliqit të PD-së dhe Majlinda Halilajt të PD-së. Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se Këshilli i Rregullores, Mandatet dhe Imunitetin ishte shprehur pro shkresave të dërguara nga KQZ-ja, e cila rekomandonte dhënien e mandatit të deputetit për pesë kandidatët.

Kësisoj, ditën e sotme pritet që Parlamentit t’i shtohen pesë deputet të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen për të marrë edhe detyrën e ligjvënësit. Po ashtu, bëhet me dije se ditën e sotme pritet të mblidhet sërish Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për dy kandidatët që u miratuan sot në KQZ.

Konkretisht, për Ligoraq Karamelon e Partisë Demokratike në Qarkun Korçë dhe Alban Zenelin në Qarkun Kukës. Edhe për këta dy kandidatë duhet të shprehet Këshilli i Mandateve, përpara se sa të kalojnë për betim në seancë plenare.

Deri më tani kanë marrë zyrtarisht mandatin e deputetit katër kandidatë nga LSI-ja, ku së bashku me kandidatët që pritet të betohen sot, do ta çojnë këtë numër në 11 parlamentarë, të cilët do të ulen për herë të parë në karriget e opozitës.


5 Comments

  1. Deputetet dhe pelenat kanë një gjë të përbashkët. Ata duhet të ndryshohen rregullisht dhe për të njëjtën arsye.
    Prandaj Ligji ja ka dhene kryetarit te partise kete kompetence!!!!!…..hahaha

  2. Nje popull qe voton per te korruptuar, hajdute, tradhetare dhe mashtrues, te zgjedhur nga Kryekari i Partise, nuk eshte viktime, eshte bashkepuntor i tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *