• |
ide | kryesore

Zhbllokohet buxheti i Bashkisë Skrapar

Lajme, Të fundit


Bashkia e Skraparit dhe Ministria e Financave, pas disa përplasjeve duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zhbllokimin e buxhetit.

Ishte kryebashkiaku Nesim Spahiu ai që njoftoi zgjidhjen e problemit.

“Situata e Buxhetit për vitin 2019 për Bashkinë tonë mori një zgjidhje. Duam të falenderojmë edhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë që më në fund, mundësoi vijimin e Veprimtarisë Financiare me 1/12 e buxhetit Faktik të vitit paraardhës duke respektuar ligjin. Mirënjohje dhe Falenderim ndaj çdo banori të Skraparit që na ka përkrahur e mirëkuptuar gjatë gjithë kësaj kohe”, shkruan Spahiu.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *