• |
ide | kryesore

Berisha: Ky është një cunam popullor, Rama i fshehur në tunelet e Skraparit

Lajme, Të fundit


Aftësia e Sali Berishës për hiperbola nuk ka munguar as në protestën duke e quajtur atë një cunam popullor. Ish kryeministri Sali Berisha, në një për A2 CNN, është shprehur se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i fshihet cunamit popullor, siç e quajti ai.

“Mirënjohje të pakufishme ndaj atyre që sot firmosin betejën fitimtare nga kakistokracisë. Edi Rama ia ka mbathur sërish ditën e sotme. Edi Rama ka shkuar të tunelet e Skraparit. Ky është një cunam popullur dhe Rama nuk mund t’i fshihet”, u shpreh Sali Berisha që e cilësoi mitingun e partizanëve të PD LSI, si një gjë shumë më të madhe sesa është realisht.


3 Comments

  1. Mendoj se protesta pa Berishen pa Kryemadhin e pa Bashen do te ishte vertete masive dhe kercenuese per pushtetin sepse keta skane asnje fuqi me popullin me, e kane gerryer dhe shpresen me te fundit qe kemi patur vite me pare. Normal keta le te jene prapa protestave dhe ti organizojne sepse fundja jane opozita por po te terhiqen nga kryesimi i protestet dhe te bejne pakt me studente e me njerez besoj do ti jepnin pamje me popullore protestes. Keta dhe vete besoj e dine deri ku shkon besimi qe kane ne popull, prandaj shprehje te tilla “Cunami popullor” etj kur i degjon jane qesharake por i ka thene aq shpesh e shume sa sna ben me pershtypje. Nqs nje pike ne gote eshte cunam imagjino cdo te ishte nje proteste e vertete popullore. Basha tjua lej studenteve ne dore protesten e te terhiqet vete pas saj, ne kete menyre arrihet ajo qe duan keta rrezimi i qeverise, dhe hapsire per zgjedhje te lira pa Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *