• |
ide | kryesore

Kryemadhi: Do të bëjmë vettingun e kandidatëve tanë

Lajme, Të fundit


Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se partia që ajo drejton ka vendosur të bëjë vettingun e kandidatëve të saj dhe se ata nuk do jenë peng i së kaluarës së tyre.

“Çdo ditë që Rama qëndron në pushtet është ditë e zezë. Shqiptarët po kuptojnë se e keqja më e madhe është përfaqësuesi i krimit. Janë qytetaret që do të vendosin se sa do të zgjasë protesta. Ish- deputetët e opozitës janë qytetarë dhe ne sot jemi qytetarë të thjeshtë. Ne jemi përfaqësues të atyre njerëzve që duan taksa më të ulëta, duan shëndetësi me standarde evropiane.

Sot hapet një etapë e re për vendin.  LSI vendosi të bëjë vettingun e kandidatëve. Që këtej e tutje kandidatët e LSI nuk do jenë kurrë peng i së kaluarës së tyre me të cilën mund të kërcënohen dhe të marrin pastaj vendime që nuk janë në të mirë të askujt. Nuk mund të ketë zgjedhje në Shqipëri pa dalë para drejtësisë shkaktarët e blerjes së votës. Rama po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme dhe për emrin e kryeministrit tjetër. Për ne, e rëndësishme është që të hapen negociatat e integrimit”- tha Kryemadhi.

 


1 Comment

  1. e moj monika….bej qef kur ke gjetur nje popull ka@r, do besh vetting ti ahahahah. prap do e digjni SHQIPERINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *