• |
ide | kryesore

Përfaqësuesi i partisë së Merkelit në protestë krahë Berishës

Lajme, Të fundit


Martin Henze, përfaqësues i partisë CDU në Gjermani është bërë pjesë e protestës së sotme të opozitës në Tiranë.

Henze u shfaq në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa një ditë më parë ai u shpreh se edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme.

‘Çdo parti vendos vetë se çfarë bën me mandatet e saj, në Europë ka mendime kontradiktore, këtu vijnë informacione të filtruara.

Opozitës në Kuvend i është mohuar e drejta parlamentare, pasi nuk ka asnjë mundësi për të apeluar vendimet e marra nga shumica.

Dorëheqja nga mandatet, vendimi demokratik i tyre, protestat janë legjitime, nuk cënohet e drejta e qytetarëve të tjerë. Edhe në Gjermani ka pasur protesta të fuqishme. Protestat ndodhin në të gjithë botën, mund të jenë edhe më emocionale sesa duhet’, u shpreh ai një ditë më parë.


1 Comment

  1. Del ky -GJermani -del ne proteste me opoziten kur ta marri ne telefon -Edvini-Merkelin dhe ta heqi nga-. CDU-ja dhe ta zvendesoje me ndonje qe ti thote ky palloshi se ketij ja pjerdh shume ajo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *