• |
ide | kryesore

Policia: Protesta e paligjshme, na goditën me gurë dhe mjete të forta

Lajme, Të fundit


Policia e Shtetit, në një deklaratë për mediat e ka cilësuar të paligshme protestën e sotme të opozitës, duke shtuar se turma ishte e dhunshme.

Mbi policinë u hodhën gurë dhe mjete të forta, e për pasojë mbetën të lënduar 3 policë, shkruhet në deklaratë.

Më tej shkruhet se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

DEKLARATA E PLOTË E POLICISË

Partia Demokratike e aleatët e saj, organizuan sot një tubim në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i cili, në kundërshtim të plotë me ligjin, në mënyrë të papritur dhe të pa lajmëruar, por edhe në kundërshtim me vetë kërkesën e organizatorëve për vendin e protestës, u zhvendos në sheshin para Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë tubimit të paligjshëm përpara Kuvendit, protestuesit krijuan incidente me Policinë dhe më pas e goditën, gjatë përpjekjes për të çarë kordonin e forcave të rendit. Mbi punonjësit e Policisë së Shtetit u hodhën gurë dhe mjete të tjera të forta. Për pasojë u lënduan dhe po mbahen në mbikëqyrje mjekësore 3 punonjës policie, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Edhe mes tubuesve pati të lënduar, si pasojë e efekteve të gazit lotsjellës, të përdorur nga Policia për të prapsur turmat e dhunshme.

Menjëherë pas mbylljes së tubimit, në vendin ku pati akte dhune mbi forca e rendit dhe ndaj institucionit të rëndësisë së veçantë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të përfshirë si dhe dokumentimin e plotë të çdo episodi dhune.

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u angazhuan në menaxhimin e tubimit vepruan me përgjegjësi të lartë dhe profesionalizëm, në përputhje me ligjin, duke garantuar ruajtjen e rendit e sigurisë publike si dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar të sigurojë zhvillimin e çdo tubimi paqësor, duke garantuar në çdo rast, sigurinë e jetës së qytetarëve dhe rendin publik, në respekt e zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.


4 Comments

  1. Dizinformimi i perditshem….

    Nuk ka proteste te paligjshme!!!!!

    Protesta eshte e drejte kushtetuese

    Nuk merret leje !!
    Njoftohet dhe vetem njoftohet qe policia te marre masa per mbarevajtjen e protestes.

    Polici partiake . Polici e inkriminuar teresisht ne sherbim te Rilindjes kriminale.

  2. Keta qe kane shkruar kete jane dhunuesit me gure ne 21 Janar. Ardi Veliu ka qene protestues ne 21 Janar! Nese opozita hesht nja dy jave edhe ky si Shemsiu do dali kundra Rames

  3. Ore trimat e PD. Akoma nuk e keni kuptuar qe kete vend e kane ne kontroll perendimoret. Opozita po shkon drejt fundit te paralajmeruar. Diten qe dogjen mandatet firmosen edhe fundin e tyre.

  4. Policia ne deklarate qe nuk duhet te dale sepse, guret u hodhen kur fillut qe te qelloni me gaz lotsjelles, e qe demtuat shume vete nga asfiksia, e frymemarrja, e aty filluan disa te rinj te revoltuar te qellojne me gure, por edhe policia qelloi me gure, te jeni rrealisht ne komunikate. Policia e perdori pa kriter gazin, me qellimin vete, e vetem shperndarjen e protestueseve qe vetem sot nuk kishin plan per ta sulmuar parlamentin e deshtuar. Pra komunikatat jane per justifikuar qellimin, e besnikerine nda sektit qeverises. Kjo sot tregoi qartazi se qeveria nuk egziston, se vendi eshte ne krize totale, e se nga keta qeveritare po behet cmos se si mund te shpetojne e te shtyjne ditet ne qeverine e rrezuar. Kush thote se ka parlament, eshte jashte realitetit e gjendjes shteterore tek ne, kush thote qe qeveria po punon, e sheh vetem ne emergjenca mbledhjesh, pasi kapitullimi eshte shume afer, keta bejne sikur nuk e shohin, e duan ta djegin fare kete vend. Ku eshte aresyeja demokratike nga keta pushtetare, qe kujtojne se e kane marre me tapi kete pushtet e popull,,,,,vetem keta qenka soi me skandaloz ne boten demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *