• |
ide | kryesore

Reagon djali i Azem Hajdarit: E vërteta e Rudinës dhe pse unë jam në krah të Bashës

Lajme, Të fundit


Djali i Azem Hajdarit, Kiri u pa këtë të shtunë, ashtu si edhe në protestat e mëparshme të opozitës në krah kreut të PD-së Lulzim Basha. Ai bëri thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa e motra e tij Rudina Hajdari refuzoi vendimin e Bashës për djegien e mandatit.

Në një reagim në Facebook pas protestës, Kiri Hajdari shkruan se do të jetë në krah të kreut të PD-së, dhe shton se edhe pse, ai dhe e motra kanë zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet i njëjtë.

“Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë. Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale” – thotë Kiri që sqaron se angazhimi i tij nuk ka asnjë prapaskenë.

“Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opozitën, jashtë parlamentit. Unë gjithmonë do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku” – thotë djali i Azem Hajdarit.

Image may contain: 10 people, people smiling, crowd and outdoor

Reagimi i plotë i Kiri Hajdarit në Facebook:

Miq të dashur protestues
Protesta e sotme ishte simbol i uraganit opozitar dhe mbi të gjitha revoltës se të gjithë shqiptarëve.
Besimi dhe shpresa se, Rama i ka ditët e numëruara, është me e gjallë se kurrë.
Ndihem krenar dhe plot shpresë që jam pjesë e kësaj kauze mbarë kombëtare: rrëzimit te qeverisë dhe këtij parlamenti, për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Vetëm me një qeverisje të zgjedhur me vullnet të lirë nga shqiptarët, vendi do ringrihet dhe do ti hapen dyert për integrimin evropian. Un çdo ditë, do vazhdoj të jem në radhët e protestës sepse kjo nuk është vetëm kauzë e PD, kjo është kauzë për kombin. Familja jone i ka rrënjët në këtë besim, në Shqipërinë demokratike.

Miq

Edhe pse me Rudinën kemi zgjedhur mënyra të ndryshme, qëllimi mbetet përherë i njëjtë. Fitore e opozitës si e vetmja forcë kombëtare që punon për interesat e shqiptarëve dhe jo për pushtet të një grupi njerëzish pa ideale.

Unë jam i bindur fort se NE, fëmijët e themeluesit të Partisë Demokratike, kurrë nuk lëshojmë nga parimet dhe vlerat që ai na brumosi që të vegjël dhe që na udhëhoqën gjatë jetës. Besimin tek mrekullia e lirisë, tek të drejtat njerëzore dhe mosdorëzimin deri në fitoren e tyre.

Nuk mund të ketë vend kurrsesi për dyshimin më të vogël “mbi shkëmbim favoresh personale apo familjare” pas zgjedhjes politike të Rudinës, sikurse nuk ekziston asnjë imponim, asnjë urdhër, pas zgjedhjes sime, për të protestuar me opozitën, jashtë parlamentit.

Unë gjithmonë do e mbështes familjen time, sepse politika nuk mund të hyje në lidhjen e shenjtë qe ka krijuar Zoti brenda një konaku .

Prandaj demokracia, për të cilën protestojmë është e mira me e madhe për njerëzit, idealja për shoqëritë e lira, sepse secili zgjedh vetë rrugën që mendon se është me e duhur për të.

Do jem në krah të Liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me besim të plote se, vetem me reformat e qeverisë demokratike, Shqipëria do të ringrihet fort dhe do të jetë pjesë e familjes europiane.


13 Comments

  1. Rudina duhet te konsumoje me pak hashash ……….!Mbase kjo ka ndikuar ne dezekulibrin e sistemit mental te saj!

  2. Pse merreni me keta lapangjoze bije te Fatmires? Cfare vlere kane mendimet e ketij koketuli apo ato te motres se tij copemishi qe ka mbaruar Kristalin ne Sh.B.A me paret e korrupsionit te se emes.

  3. Kiri dhe Rudina, figura te rendesishme te opozites shqiptare. Imagjinoni figurat e parendesishme…. dallohen ketu te lapsi, as shkrim nuk dine.

  4. Jashte/brenda Parlamentit nuk me intereson fare. Beni si t’ju vije per mbare. Thjesht dua qe kjo pjese e Ballkanit ku me ka rene shansi te jetoj, te mos drejtohet nga nje klloun.

  5. Duhet nje dore ne bakllavat nje ne revanit sic bene pjellat komuniste qe kur u prish sistemi nje familje me 5 vete u pene antare te pese forcave politike te ndryshme.

  6. Duhet nje dore ne bakllavat nje ne revanit sic bene pjellat komuniste qe kur u prish sistemi nje familje me 5 vete u bene antare te pese forcave politike te ndryshme.

  7. Bravo kir te gjithe bejne zgjedhjet ne jete dhe jeta vazhdon,por partia ku ti militon te beri te pasur pa bere asnje pune tani te perjashtoje motren si enveri dikur

  8. Ky ka hallin e lek eve që ka humour nga sallat e bixhozit qe I janë mbyllur , e motra ka hallin e mamit. Po Cfare vlere perfaqesojne keta se nuk arrijme ta kuptojme. Jemi bere si ne kohe te xhaxhit me familje deshmori.

  9. Ze be mamin kiri qe e ke shkrujt vete kte statusin apo ta ka bere kllocka. Shko futi ndonje vize djalosh se vetem ate pune di te besh.

  10. Ky emrin ka Kir po nga trute qeka K*r. Vetem ne komunizem familjaret percaheshin per partine. Te na rroje kryetari dhe partia po motres ka kush ja gjen vrimen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *