• |
ide | kryesore

Vizat ndaj Kosovës/ Veseli kritikon ashpër BE-në

Lajme, Të fundit


Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një intervistë për gazetën austriake “Der Standard”, ka folur për liberalizimin e vizave në Kosovë. Ai ka shprehur kritika në drejtim të Bashkimit Evropian.

Krye parlamentari shprehet mes tjerash se është i pakonceptueshëm veprimi i BE-së,  i cili vijon të mbajë peng nga lëvizja e lirë kosovarët, në një kohë kur të gjitha kushtet janë plotësuar.
“Ku është dinjiteti i BE-së, ku janë vlerat?” pyet ai. “BE duket se është në një krizë të madhe, sepse një vend në Evropë me 1.7 milionë banorë, që janë shumë pro-evropian, tani duhet të paguajë për këtë krizë”, tha Veseli për median austriake.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *